Lajme

I shpallur në kërkim për vrasjen e të resë në Kosovë, autori ka dhunuar dhe ish-të dashurën, e detyroi të prostituonte

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani është person i njohur për policinë e prokurorinë në Ferizaj. Insajder shkruan se Krivaqa ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale. Ai rezulton të jetë akuzuar për vepra penale “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”.

Dardan Krivaqa raportohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj një të dashure tjetër me të cilën jetonte më herët në Francë. Ai e ka dhunuar vajzën me të cilën edhe bashkëjetonte, njësoj si në rastin e 18-vjeçares Osmani dhe e ka detyruar që të prostituojë. Këtë gjë e ka komentuar dhe një person në llogarinë e Krivaqës në Twitter.

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

 “Ky (Dardan Krivaqa) edhe njëherë ka provuar të mbysë të dashurën e tij në Francë. E ka dërgu atje, e ka rrahur dhe ka tentuar që ta shtyjë që të punojë në prostitucion” – është shprehur një komentues në profilin e tij, sipas Insajder.

Dardan Krivaqa, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Ai është i dyshuari kryesor për vdekjen e Marigona Osmani, 18 vjeçare nga komuna e Ferizajt.Krivaqa së bashku me të prangosurin Arbër Sjediun hodhën të vdekur 18-vjeçaren në derën e spitalit në Ferizaj dhe u larguan. Kamerat e sigurisë i zbuluan.

Rruga Press

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *