Lajme

I pavaksinuar/ Tenisti serb Xhokoviç arrestohet në Australi për të dytën herë

Policia australiane ka ekzekutuar që në orën e para të mëngjesit të së shtunës në këtë vend urdhrin për ndalimin e Novak Xhokoviç. Tenistit serb iu refuzua hyrja për herë të dytë nga autoritetet e emigracionit, pasi ai nuk është vaksinuar për COVID-19.

Xhokoviç u mbaj disa ditë në hotel në karantinë, derisa një gjykatë australiane ktheu vendimin e parë të autoriteteve për t’i ndaluar hyrjen në Australi sportistit që dëshironte të merrte pjesë në Australian Open. Por Ministri për Emigracionin në Australi, Aleks Hauk, vendosi publikisht të revokonte vizën e sportistit për herë të dytë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Xhokoviç është shoqëruar nga policia në pritje të seancës së sotme në Gjykatën Federale të Australisë, ku do të gjykohet përsëri çështja e tij dhe do të merret vendimi përfundimtar nëse tenisti serb do të qëndrojë apo jo në këtë vend për të marrë pjesë në turne, në atë që është kthyer në një nga çështjet gjyqësore sportive më të ndjekura në botë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player