I nxirë, por jo nga tymi i zjarreve! Mundohet t’i ruajë sekretin, Rama zbardh Niko Peleshin me filtra për t’i fshehur rrezitjen në Jalë
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave në dy javët e fundit për shkak të zjarreve që kanë kapluar Shqipërinë dhe herë pas here është shfaqur në deklarata për të dhënë detaje mbi situatën në vend. Dhe gjatë ditëve që ka qëndruar në Jug, Peleshi është shfaqur pak më ezmer se zakonisht dhe kjo, jo për shkak të tymit të zjarreve.
Dosja.al ka mësuar se ministri është instaluar në vilën e pushimit të Ministrisë, në Jalë, bashkë me familjen e tij, por pa vajzën e madhe, Alekia Peleshin. Dhe rrezitja në diell ka bërë që ngjyra e lëkurës së Peleshit të ndryshojë, por në mënyrë që publiku të mos e vërë re këtë gjë, i ka ardhur në ndihmë kryesocialisti, vetë kryeministri Edi Rama.
Në një video të publikuar nga vetë Rama një ditë më parë, Peleshi shihet se ka marrë ngjyrë nga plazhi, ndërsa një ditë më pas (sot), lëkura e tij është më e zbardhur. Sigurisht kjo gjë vjen si pasojë e filtrave që kreu i Qeverisë i ka vënë videos së Peleshit, në mënyrë që publikut t’i përcillet imazhi i ministrit që po lufton me zjarret.
Rruga Press