Lajme

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditët në vijim

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e larta, të cilat pritet që të rriten edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.

Dita e premte dhe e shtunë do të ketë rritje temperaturash në të dyja vlerat, ku ato maksimale do të arrijnë në 35 gradë celcius.

Lexo më shumë  Kurti vizitoi punimet në Stadiumin e Atletikës në Novosellë

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe gjatë ditës së diel dhe të hënë.

Ndërkohë që ditën e martë pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, çka do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, të cilat nuk do të shkojnë më shumë se 28 gradë celcius.

Lexo më shumë  Kurti e Nagavci shkojnë në Roganë, marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit të çerdhes së re

Kujtojmë që meteorologët kanë parashikuar një verë të nxehtë dhe të thatë për këtë vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *