Lajme

I nxehti afrikan prek Shqipërinë. Ja sa do të shkojnë temperaturat në këtë fillim qershori

Shqipëria përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan.

Sipas sinoptikanëve, muaji Qershor nis me temperatura të larta, ku ditët e para do të arrijnë deri në 35 gradë.

Hakil Osmani: Kjo fundjavë do të sjellë një valë të të nxehtit që vjen nga Afrika, godet Gadishullin e Ballkanit duke bërë që edhe territori i Shqipërisë të preket nga kjo valë e të nxehtit, duke bërë që maksimumet e temperaturave të ngjiten në vlerën 34 apo 35 gradë Celsius në rang territori.

Lexo më shumë  Përkrahja për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Ndahen 4.4 milionë euro për 167 biznese

I gjithë 15 ditëshi i parë i Qershorit mbetet me temperatura të larta.

Hakil Osmani: Parashikohet që të jetë me temperatura të larta, presim maksimumet që në rang territori të ngjiten në vlerën e 37 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat për muajin Qershor janë 4 gradë mbi normalen.

Hakil Osmani: Këto temperatura janë 3 apo 4 gradë mbi normalen e muajit Qershor.

Temperaturat më të larta do ketë në qytetet e Ultësirës Perëndimore, por edhe zonat bregdetare, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët.

Lexo më shumë  Mustafi: Shqiptarët e Luginës të kënaqur të bëhen pjesë e FSK-së e assesi pjesë e ushtrisë së Serbisë

Rruga Press

YouTube player