Bota

I nominuari i Trump për zëvendëspresident tha se Britania është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore, reagon ministri nga Londra

Një ministër i Britanisë së Madhe ka thënë se qeveria e tij “nuk pajtohet” me pikëpamjen e JD Vance se Britania e Madhe është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore – duke theksuar se lidhja midis Britanisë dhe SHBA-së është “më e rëndësishme se çdo individ”.

James Murray, Sekretar i Thesarit, u pyet nga Kay Burley i Sky News nëse është alarmuar nga komentet e Vance të bëra gjatë javës së kaluar.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ai u përgjigj duke thënë se nuk e dinte se çfarë dëshironte të thoshte Vance me komentet e tij – duke bërë të ditur se “padyshim që nuk pajtohet për ato komente që i ka bërë ai”.

“Marrëdhënia midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së është më e rëndësishme se çdo individ. Ka të bëjë me marrëdhëniet midis vendeve tona, e cila është kaq e rëndësishme për sigurinë tonë, për sigurinë tonë kombëtare dhe për rritjen ekonomike”, shtoi Murray.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ministri tha se qeveria është krenare për diversitetin e Britanisë së Madhe, duke shtuar se “nuk e di vërtet se si përshtatet ai koment”.

YouTube player