Lajme

I ndërrohet emri shkollës së Bujanocit nga ‘Desanka Maksimoviq’ në ‘Ismail Kadare’

Kuvendi komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”. Për këtë votim, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu i falënderoi të gjithë këshilltarët që votuan për këtë ndryshim, edhe pse fjalën e fundit për këtë e ka Ministria e Arsimit.

Lexo më shumë  Deputetët e Bundestagut urojnë Kurtin, theksohet mbështetja për Kosovën

“I bëj thirrje ministres që iniciativën për ndryshimin e emrit ta gjykoj drejt, duke pasur parasysh se propozimi i ri që shkolla të ketë emrin “Ismail Kadare” është një nderë edhe privilegj, jo vetëm për shkollën dhe lokalitetin, pasi kemi të bëjmë me një shkrimtar të përmasave ndërkombëtare”, ka shkruar Lutfiu.

Kujtojmë se fshati Bilaç është fshati i dytë më i madh shqiptar në Komunën e Bujanocit.

Lexo më shumë  Banorët e Baks Rrojit sërish në protestë, për të ndaluar punimet e ndërtimit të resortit në tokat e tyre
YouTube player