Sport

I mjaftuan vetëm 15 minuta lojë në Itali, talenti shqiptar firmos kontratë 3-vjeçare me Interin

Pas Andi Hotit, një tjetër shqiptar i Kosovës, i bashkohet Interit.

Bëhet fjalë për futbollistin Donart Lubishtani, i cili ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me zikaltrit, teksa do të aktivizohet me ekipin e të rinjve.

Talenti 17-vjeçar, në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Kievos, teksa përfaqëson edhe Kosovën U19.

Shqiptari i Kosovës, tani do të jetë nën urdhrat e trajnerit Kristian Kivu, teksa ëndërron që në një të ardhme të afërt të veshë fanellën e ekipit të parë.

Lubishtani mbërriti në Itali nga akademia e Malmos, në verën e kaluar, ku luajti 15 ndeshje në kampionatin Primavera 2.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *