Bota

I mashtrojnë duke iu ofruar strehim, gratë ukrainase në shënjestër të trafikantëve të seksit

The Guardian shkruan se gratë dhe fëmijët ukrainas që po ikin nga lufta për në Poloni janë në shënjestër të tutorëve të dyshuar dhe trafikantëve të seksit, që veprojnë vetëm ose si banda të organizuara.

Lajmi është bërë me dije nga ana e organizatave bamirëse, që veprojnë edhe në terren, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Politico: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

“Ne kemi regjistruar rastet e para të tutorëve që grabisin gratë ukrainase pranë pikave të strehimit të refugjatëve në Lublin; duke u fshehur nën maskën e ofrimit të transportit, punës ose akomodimit”, thanë nga një organizata humanitare.

Ka raste kur persona të paidentifikuar presin gratë me makina, duke përfituar nga fakti se ata janë lodhur nga udhëtimi i gjatë e i rraskapitur.

Lexo më shumë  Sekretarja e Jashtme britanike: Irani nuk mund të mbajë peng ekonominë globale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *