Bota

I kërkuan certifikatën anti-COVID, 88-vjeçari nxjerr armën

Një i moshuar italian është akuzuar se nxori armën kur iu kërkua certifikata e COVID-19.

88-vjeçari i drejtoi armën një roje sigurie jashtë një restoranti McDonald’s në Casoria, një qytet në periferi të Napolit.

Pas disa çastesh të tensionuara mësohet se ka ndryshuar mendje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo më shumë  BE-ja miraton sanksione ndaj 19 zyrtarëve dhe subjekteve iranianë për shkelje të të drejtave të njeriut

Sipas kufizimeve më të fundit të Italisë, baret dhe restorantet kërkojnë që klientët të tregojnë një certifikatë COVID që dëshmon se ata janë plotësisht të vaksinuar ose janë shëruar së fundmi nga infeksioni.

Roja i sigurisë së McDonald’s denoncoi menjëherë incidentin në polici. I dyshuari u identifikua lehtë për shkak të përshkrimit të dhënë.

88-vjeçari refuzoi të hapte derën dhe të linte oficerët në shtëpinë e tij, sipas policisë. Autoritetet u detyruan të thyejnë derën me ndihmën e zjarrfikësve.

Lexo më shumë  Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dakordohet për lirimin më të madh të rezervave të naftës në historinë e saj

88-vjeçari është akuzuar për sjellje të rëndë kanosëse dhe kundërshtim ndaj arrestit. Policia ka konfiskuar gjithashtu armën dhe njëmbëdhjetë fishekë.

Rruga Press

YouTube player