Lajme

I jepet lamtumira e fundit Mateos/ Qindra njerëz në ceremoni, 8-vjeçari përcillet në banesën e fundit

Përcillet në banesën e fundit 8-vjeçari Mateo Vasia.

Vogëlushi që u rrëmbye ditën e djeshme nga fqinji kriminel Klodian Çalamëni dhe u vra e gropos në oborrin e banesës është përcjellë nga qindra njerëz, banorë të fshatit, por edhe të afërm të tjerë të ardhur nga zona të tjera.

Të gjithë janë në lot për vogëlushin që u vra tragjikisht nga 38-vjeçari teksa kishte dalë të luante me biçikletë si çdo ditë të fëmijërisë së tij. Në ceremoni merrte pjesë edhe deputeti Taulant Balla si dhe kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *