I hapet rrugë votëbesimit/ Zoran Zaev shtyn dorëheqjen, autorizohet për negociata
Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do ta shtyjë dorëheqjen e tij deri në stabilizimin e vendit, bëjnë të ditur burime partiake për “Fokus”.
Kjo do të thotë se do të bëhet votëbesimi ndaj Qeverisë. Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor.
Zaev pret që vendi të fillojë negociatat në dhjetor për shkak të mbështetjes së fortë ndërkombëtare. LSDM e autorizon Zaevin edhe për të negociuar rritjen e shumicës. parlamentare.
Rruga Press
Lexo më shumë Hiqet nafta falas për 50 mijë fermerë në Shqipëri, akuza: “Po e marrin patronazhistët”

