Bota

I frikësuar nga humbja e pushtetit, Putini miraton 100 ligje brenda një dite; rikthen metodat naziste të Hitlerit

Presidenti Rus Vladimir Putin, i frikësuar nga humbja e pushtetit ka miratuar mbi 100 ligje të reja në vetëm një ditë, duke përfshirë krijimin e një grupi “Pionerët e rinj” të Putinit, që risjell në mënyrë të frikshme, një organizim rinor si në Gjermaninë Hitleriane.

Ndërsa Kremlini është i zënë duke luftuar një luftë fizike në Ukrainë, Putini ndërkohë vazhdon luftën e tij kundër internetit dhe të ashtu quajturave “ndikime të huaja”. Disa nga ligjet që u miratuan nga Presidenti rus kishin të bënin drejtpërdrejt me situatat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Një nga ligjet e miratuara ishte për të luftuar drejtpërdrejt çështjen e sanksioneve të mëtejshme ose të ardhshme që do të vendosen ndaj Rusisë dhe oligarkëve rusë, duke miratuar një projekt-ligj për klasifikimin e rezervave valutore të Rusisë.

Projektligji tani e bën sekret shtetëror madhësinë dhe vlerën e rezervave të arit dhe valutës së Rusisë për ta bërë më sfidues zbatimin e sanksioneve.

Disa nga ligjet u miratuan gjithashtu për të goditur “influencën e huaj” dhe për rrjedhojë për dezertimin ndaj Rusisë. Ligji për “Agjentët e Huaj” do të thotë se autoritetet në Rusi mund t’i etiketojnë ata që konsiderojnë nën “influencë të huaj” si “agjentë të huaj” edhe në mungesë të ndonjë dëshmie të financimit të tyre nga të huaj.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Po kështu, ligji tani ka vendosur që ata që largohen nga Rusia në një konflikt të armatosur do të shihen si tradhtarë që dënohen me 12-20 vjet në burgu.

Në një përpjekje për të parandaluar një dezertim dhe dezertim të tillë të regjimit rus dhe të Kremlinit, Putini miratoi gjithashtu një ligj të ri që lejon Prokurorin e Përgjithshëm të ndalojë mediat e huaja të lajmeve pas veprimeve “armiqësore” kundër mediave ruse jashtë vendit.

Sipas ligjeve të reja gazetarët mund të mbahen personalisht përgjegjës për qarkullimin e informacioni që “diskrediton përdorimin e ushtrisë ruse” ose thirrjet për protesta.

Njerëzit në mediat sociale u tronditën nga ligjet e reja të autorizuara nga Putini me përdoruesit të cilët postonin në Twitter: “Sa më i dëshpëruar të bëhet, aq më shumë ligje do të vazhdojë të nënshkruajë”.

Një nga ligjet më shqetësuese është krijimi i një grupi të ri mbarëkombëtar të të rinjve të “Pionerëve të rinj” të Putinit, i cili të kujton në mënyrë të frikshme Rininë Hitleriane.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Lëvizja që krijon këtë grup do të quhet “Ndryshimi i madh” dhe do të jetë tërësisht nën kontrollin e Presidentit dhe anëtarësimi është teorikisht vullnetar.

Grupi është i hapur për fëmijët nga mosha gjashtë vjeç deri sa të mbarojnë shkollën ose fakultetin. Ky grupim përfshin “zhvillimin e gjithanshëm shpirtëror, moral, intelektual dhe fizik të fëmijëve” dhe edukimin e tyre mbi ” patriotizmin, qytetarinë dhe respektin për të moshuarit”.

Një burim pranë udhëheqjes së Dumës Shtetërore i tha Meduza, një botim i ndaluar në Rusi, se lëvizja dhe grupi i të rinjve do të kompensonin “ndikimin shkatërrues të internetit” dhe do t’i mësonin fëmijët se si të jenë një “skuadër”.

Një tjetër burim i afërt me Kremlinin tha se anëtarët e lëvizjes do të mbroheshin nga “influencat e huaja” dhe “do të rriteshin si patriotë”. Projektligji ndalon grupin të punojë me grupe “të padëshirueshme”.

Miratimi i ligjeve të tilla shkon paralelisht me integrimin e fundit me forcë të Putinit të rajoneve të pushtuara të Ukrainës me Rusinë duke detyruar rublan dhe gjuhën ruse në shkolla në një përpjekje për të përhapur propagandën dhe kontrollin rus. /Express.co.uk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *