Lajme

I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli del para gjykatës

Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh, është sjellë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Është duke u mbajtë seanca dëgjimore”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, sot Prokuroria Speciale e Kosovës paraqiti kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

Lexo më shumë  Kurti në Londer pritet nga Coaker, diskutojnë për fushën e mbrojtjes

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta.

Ndryshe, analisti politik Fatmir Sheholli është arrestuar ditën e enjte nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Arrestimi i Shehollit është bërë mbi dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

YouTube player