Lajme

I dërguari i Bundestagut për Ballkanin: Na duhet procesi i Berlinit

Reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetoviç ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur dhe për Ballkanin e Hapur. 

Ahmetoviç tha se ai e vlerëson si iniciativë por se e sheh si njv element të i procesit të Berlinit i cili është në krye të bisedimeve dhe iniciativave për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk mund t’i them kategorikisht  jo Ballkanit të Hapur, por në krye të këtij procesi është procesi i Berlinit”, kështu u shpreh deputeti Ahmetoviç.

Zyrtari gjerman theksoi se ideja e “Ballkanit të Hapur” nuk është e keqe, por këmbënguli që të bëhet përpara me procesin e Berlinit dhe nisma e “Open Balkan” të shihet si një element.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Ideja e mirë është që kancelari ka një interes të madh për Ballkanin Perëndimor. Ai është shprehur gjithmonë se është pjesë e familjes evropiane. Do të kemi këtë vit edhe një konferencë për procesin e Berlinit. Është një mesazh i qartë për të gjitha vendete Ballkanit Perëndimor që Gjermania do të ketë koordinim. Ideja e Ballkanit të Hapur nuk është e keqe, është ide e mirë. Por ende në krye të bashkëpunimit kemi procesin e Berlinit. Dhe Ballkani i Hapur duhet të jetë vetëm një element. Është mirë të flasësh për Ballkanin e Hapur, por këto ditë kancelari do të zhvillojë një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Nuk mund ti them kategorikisht jo Ballkanit të Hapur, por është vetëm një element, kreu i këtij procesi është procesi i Berlinit”, deklaroi Ahmetoviç.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Në Samitin e mbajtur në Ohër më 8 qershor përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë si vëzhgues dhe përfaqësues të Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Gjatë konferencës së pëbashkët për shtyp përfaqësuesit e dy vendeve u shprehën optimist për t’u bërë pjesë e kësaj nisme. Nga vendet e rajonit e vetmja që nuk mori pjesë ishte Kosova, e cila e kundërshton këtë nismë duke u shprehur se ajo do të ndjekë rrugën e Procesit të Berlinit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *