Lajme

I dërguari i BE-së, Sorensen: Uroj që viti 2026 të na japë atë që nuk na e dha viti i shkuar

Peter Sorensen, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se uron që më 2026 Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinë për të diskutuar në procesin e dialogut dhe që të mos ndodhë sikur një vit më parë kur nuk pati asnjë takim fare.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, Sorensen në një deklaratë për media ka thënë se pret konstituim të shpejtë të Kuvendit e formim të Qeverisë së re.

Lexo më shumë  Kurti pret Queirós: Fokus te ligji për konfiskimin e pasurisë dhe mjedisi

“Kemi shpresë që më 2026 të na japë atë që s’na dha 2025-a. Prandaj kam nisur punën këtu me udhëtim dhe në Beograd më vonë”, ka thënë ai.

Sorensen ka thënë se qëllimi i tij është që t’i bindë palët të ulen e të bisedojnë dhe të gjejnë dakordim për çështje të caktuara.

Sorensen ka kujtuar që vitin e shkuar Kosovën dhe Serbinë i ka vizituar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe se ajo ka theksuar që do të ketë takim kur të jetë koha e duhur.

Lexo më shumë  Kurti: Do të përpiqemi maksimalisht t’i evitojmë zgjedhjet, s’kemi emër të përveçëm për president

Rruga Press

YouTube player