Bota

I biri dhe vëllai i Vuçiqit në “krye” të protestës kundër opozitës

Danilo Vuçiq, djali i madh i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është parë mbrëmë në kampin pranë parkut Pioneri i njohur si Çacilend.

Djali i presidentit në një moment u pa pranë ndërtesës që ndante mbështetësit e SNS-së dhe qytetarëve, të ndarë nga një kordon pranë Kuvendit.

Më herët në rrjetet sociale ishte shfaqur një video e xhaxhait të tij Andrej, i cili ecë në turmë me disa djem të rinj në drejtim të këtij parku.

Lexo më shumë  Protesta të mëdha antiqeveritare në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit

Në video shihet se si turma e protestuesve e thërrasin, ndërsa ai u përgjigjet me terma fyes “ustash”.

Në anën tjetër, me një dozë ironie vëllai i tij dhe babai i Danilos, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video nga Çacilendi, nga ku porosit se “është me popullin”.

Andrej, funksionar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe dhe vëllai i presidentit aktual, mbrëmë ka udhëhequr një grup të rinjsh që besohet të jenë mbështetës së SNS-së, që ishin nisur drejt kampit Pioner.

Lexo më shumë  Trumpi e njxerr ShBA-në nga 66 entitete të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare, duke e thelluar tërheqjen nga rendi botëror

Ndryshe në Beograd dhe qytetet e tjera të Serbisë, mbrëmë janë mbajtur shëtitje të protestuesve në shenjë proteste për sulmet e mbështetësve të SNS-së që kanë ndodhur mbrëmë në Vrbas, ku demonstruesit janë goditur me mjete të forta dhe mjete piroteknike – derisa policia nuk ka reaguar fare.

YouTube player