Lajme

Hyseni pret komandatin Ulutas, flasin për sigurinë në Kosovë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Sipas njoftimit të kësaj komune, në takim u shkëmbyen mendime për trendet e fundit të sigurisë, për aktivitetet e KFOR-it dhe mbështetjen ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

 “Bashkëbiseduam për tema e çështje të ndryshme, nga siguria në vendin tonë e deri te përvojat e ndryshme të gjeneralit Ulutaș”, tha Hyseni.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Kryetari i Gjilanit tha se bashkëpunimi me KFOR-in vazhdon të jetë esencialisht i nevojshëm për sigurinë e regjionit dhe Ballkanit dhe garancë për siguri, paqe dhe jetë të qetë, për të gjithë pa dallim në Republikën e Kosovës.

“Nga ana tjetër komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş theksoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it në mbështetje të stabilitetit rajonal”, thuhet në komunikatë.

YouTube player