KryesoreLajme

Hyrje ilegale dhe prerje pyjesh në Zveçan, dy shtetas serbë kapen pas monitorimit me dron

Gjatë patrullimit përgjatë vijës kufitare në zonën e Zveçanit, njësiti i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) në bashkëpunim me njësitin e KFOR-it kanë vërejtur përmes një droni dy persona të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës dhe po kryenin prerje të paligjshme të pyjeve.

Dy personat e dyshuar, meshkuj dhe shtetas të Serbisë, janë ndaluar nga njësitë intervenuese në vendin e ngjarjes.

Lexo më shumë  Mali i Zi thotë se Serbia po i ndërhyn në punët e brendshme

“Nga të njëjtit janë konfiskuar dy motor sharra një palë dylbi një radiolidhje një thikë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjësendet e konfiskuar iu kthehen të dyshuarve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

YouTube player

Lexo më shumë  U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë