KryesoreLajme

Hyrje-daljet në autostradë/ Banorët e Thumanës detyrojnë Ballukun të zbatojë kontratën

Zv/ Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është tërhequr përballë protestave të qytetarëve të Krujës, duke pranuar kërkesat mëse legjitime për të krijuar akses në rrugën e re Thumanë-Kashar, për rreth 85 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Niklës, Thumanës etj.

Pavarësisht se në projektin fillestar ishin parashikuar nyjet lidhëse mes aksit të ri dhe rrugës së vjetër, në zbatim këto nyje nuk ishin respektuar çka ka detyruar banorët e zonës të protestojnë.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

Një prej organizatorëve të protestave në aksin Thumanë-Kashar, Mariglend Doçi, ka paralajmëruar Ballukun se nqs nuk fillon puna për ndërtimin e hyrje-daljeve në autostradë, banorët do të ngrihen në protestë sërish.

Postimi i plotë:

Kemi kerkuar hyrje-dalje ne autostraden Thumane-Milot dhe do tja dalim pavarsisht se si do ta perdoresh ti Belinda Balluku.

Te vetmit qe e meritojne meriten e fitores jane ata qe protestuan per 2 muaj e gjysme per te drejten kushtetuese qe ti Belinda dhe qeveria jote ja mohoi duke i bllokuar aksesin ne autostrade dhe duke i izoluar. Kushdo behet pjese e lojes tende thjeshte pisnon veten. Ti Belinda Balluku as argatet tuaj,as partia jote nuk mund te marresh merita per hapjen e aksesit ne autostrade pasi eshte djersa dhe gjaku i protestueseve qe do te fitoje.

Ti e bllokove rrugen dhe nuk do ta hapje kurre ne qofte se aty nuk do kishte proteste dhe perballje. Mos harro se ne jemi aty dhe po presim hapjen perndryshe do te te vijme ne Tirane Belinda.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë
YouTube player