Hynin në tunel me jelek fosforeshentë si punonjës, si u gërmua për të mbërritur tek banka. Detaje nga tentativa e grabitjes në Tiranë
Detaje të reja nga tentativa e grabitjes se një banke në bulevardin “Zogu I” në kryeqytet, e zbulua dy ditë më parë nga policia e Tiranës. Tuneli është i thellë më shumë se tre metra.
Në brendësi të tij autorët hynin nëpërmjet një shkalle.
Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar autorët të cilët hynë në tunel të veshur me jelekë fosforeshentë si punonjës mirëmbajtjeje që të mos binin në sy.
Dyshohet që autoret të kenë pasur një hartë që i ka orientuar saktësisht ku duhet të ndërhynin në tunel për të mbërritur tek banka. Ata kanë punuar rreth 20 ditë pasi kanë arritur të çajnë betonin në një diametër rreth një metër kanë depërtuar në një shtresë me gurë dhe tani po gërmonin dheun.
Inertet i shpërndanin përgjatë tunelit ekzistues të betonuar.
Nuk dihet nëse kanë pasur informacion edhe për planimetrinë e bankës të cilën synonin të grabisnin.
Rruga Press