Lajme

Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka pranuar të mërkurën njoftimin se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë ka hyrë në fuqi dje, me datë 24 korrik, pas përfundimit të procedurave të brendshme për ratifikimin e saj nga pala çeke.

Sipas njoftimit të MFPT-së, ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike midis dy vendeve.

Lexo më shumë  Kosova avancon drejt standardeve të BE-së në sigurinë ushqimore

“Eliminimi i tatimeve të dyfishta do të ndihmojë në lehtësimin e barrës fiskale për individët dhe bizneset që operojnë në të dyja vendet. Kjo do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime dhe do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik mes Kosovës dhe Çekisë”, thuhet në njoftim.

Duke falenderuar Çekinë për partneritetin dhe përkushtimin në arritjen e kësaj marrëveshjeje, Ministria e Financave shpreson se ky hap do të sjellë frymë të re në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë  Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025, rritje prej 30%

Rruga Press

YouTube player