Bota

Hungaria refuzon të furnizojë Ukrainën me armë “për të mbrojtur qytetarët e saj”

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto ka mbrojtur blerjen e vazhdueshme të energjisë ruse nga vendi i tij – dhe refuzimin për të furnizuar Ukrainën me armë për të ndihmuar këtë vend të mbrohet kundër pushtuesve të saj.

Ai tha se përpjekja për të zëvendësuar furnizimin me energji të Rusisë do të përfshinte kalimin e kostove të luftës te populli hungarez.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Ai tha se Hungaria nuk do t’i dorëzonte armë Kievit në mënyrë që të shmangte vënien e 150,000 hungarezëve që jetojnë në perëndim të Ukrainës në rrezik sulmi nga Rusia.

“Për ne, qëllimi kryesor është që të mos përfshihemi në këtë luftë në asnjë mënyrë”, tha ai për CNN.

Ashtu si para luftës në Ukrainë, por sidomos pas saj, udhëheqësi i Hungarisë, Viktor Orban po akuzohet për raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, duke pretenduar se qëndrimet që po mban shteti Hungarez i gërryejnë parimet dhe themelet e Bashkimit Evropian, si dhe ndihmon agjendën ruse në Ukrainë apo në Perëndim në përgjithësi.

Lexo më shumë  Qeveria pro-ruse gjeorgjiane pezullon negociatat me BE-në, shpërthejnë protestat në Tbilisi

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *