Humbja ndaj Çelsit, futbollisti shqiptar bën debutimin në Champions League
Shqiptari i Kosovës, Edon Zhegrova, bëri mbrëmjen e sotme debutimin në Champions League me skuadrën e Lilës, në përballjen ndaj Çelsit të zhvilluar në “Stamford Bridge”, për përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës angleze.
Zhegrova u fut në fushë në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 2-0, duke zënë vendin e Dejvid, por pa arritur të lërë gjurmë në këtë takim. Një debutim që do të mbahet mend gjatë nga Zhegrova, përballë kampionëve në fuqi të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Vlen të theksohet se shqiptari i Kosovës, u transferua në këtë merkato janari nga Bazeli te Lila, por ende nuk ka arritur të shpalosë plotësisht talentin e tij.
Rruga Press