Lajme

Humbi jetën në çerdhe,gjyshi i 3-vjeçarit:Kishte shenja në fyt i kanë fshehur provat

Gjyshi i 3-vjeçarit, i cili humbi jetën në kopësht me deklaratën e fundit ka aluduar për një mbytje të fëmijës, jo sipas versionit të dhënë nga çerdhja dhe policia. I ftuar në emisjonin “Me zemër të hapur” në News24 ai kërkoi të drejtën për vdekjen e nipit të tij, duke akuzuar dhe për fshehje të provave.

“Çunin e kemi me shenja në fyt. Ai iku nuk kthehet më për neve, vetëm të dalë e drejta. Varësja ku na thanë ishte kauçuk, nuk mund të varej djali atje. Nuk mund të ndodhte ajo varje atje. Edukatorja ka qenë vetëm me 12 fëmijë. Ne dyshojmë për një mbytje të fëmijës. Kishte shenja në fyt. Nuk lanë njeri të futej brenda në spital për të parë fëmijën para se të bëheshin procedurat. I kanë fshehur të gjitha”, -tha gjyshi i 3-vjeçarit.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *