Humbi gishtat dhe sytë, por jo shpresën për liri! Historia e gjyshes ukrainase
Ndërkohë që lufta është në ditën e saj të 43-të shumë ukrainas kanë humbur jetën. Një nga ato që i bëri ballë kësaj lufte është edhe Antonina Budnyk, 60 vjeç, e cila humbi një këmbë, një sy dhe disa gishta. Sipas Sky news, 60-vjeçarja ndodhet e shtrirë në spitalin e qytetin verior të Chernihiv. Antonina Budnyk edhe pse e gjymtuar po jeton me shpresën që kjo luftë do të mbarojë dhe do i rikthehen normalitetit.
Mendoj se do të jem mirë. Do të jem sërish e shëndetshme. Do të kërcej! Dhe Ukraina do të jetë vendi më i mirë!”-tha ajo.
Ajo është një nga qindra viktimat e mbetura të vdekura ose të plagosura pasi tanket ruse u përpoqën, por nuk arritën të kapnin këtë qytet, i cili qëndron afër kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë. Ajo pësoi javë të tëra bombardimesh të rënda përpara se forcat ruse të tërhiqeshin disa ditë më parë, duke hequr një rrethim që i kishte detyruar banorët të struken në shtëpi dhe në spitale. Të mërkurën, megjithatë, pati sërish trafik në rrugët brenda dhe jashtë Chernihiv.
Chernihiv është qyteti më i madh ukrainas që u çlirua pasi u rrethua. Banorët shpresojnë se luftimet nuk do të kthehen, por trupat ruse thjesht janë tërhequr përtej kufirit dhe kanë ndaluar të qëllojnë në vend që të shpërndahen plotësisht.
Rruga Press