KryesoreLajme

Hulumtim: Bizneset e oligarkut serb Miroslav Mishkoviç në Kosovë dhe lidhjet me shqiptarë


KosovaNews verën e kaluar publikoi një seri hulumtimesh ekskluzive për kompanitë e Devollëve e lidhjet e tyre me Kariçët e Pejës, familje kjo oligarkësh serb me banim në Beograd të Serbisë e në Minsk të Bjellorusisë. Gjatë këtyre hulumtimeve të kompanive të regjistruara nëpër parajsat fiskale nëpër botë hasëm edhe në bizneset multimilionëshe të oligarkut tjetër serb, Mirosllav Mishkoviç. Edhe ky, ngjajshëm si Kariçët e Pejës (këta dajët i kanë në Gjakovë) viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, karrierën prej biznismeni e kishte filluar si hyzmeçar i diktatorit Sllobodan Millosheviçit. 

Ekonomisti nga Krushevaci i Serbisë, karrierën e filloi si drejtor i degës së Jugobankës atje. Në vitin 1990 ishte zëvendëskryeministër i Serbisë duke u bërë krahu i djathtë i diktatorit Millosheviç, në këtë pozitë qëndroi për një kohë të shkurtër.

Në vitet e 90-ta  pasi  la postin e zëvendëskryeministrit, Mirosllav Mishkoviç filloi biznesin me kompanitë e tij të njohura si “Delta Group” e cila operonte edhe në Kosovë. Këto biznese ja kanë facilituar Serbisë bartjen e disa miliarda markave, frankave, dollarëve e valutave tjera nga Serbia për në Qipro, para këto që vinin edhe nga plaçkitja e regjimit të Millosheviqit që iu bënte shqiptarëve të Kosovës.

Mishkoviçi dhe lidhjet e tij me bizneset e Ruzhdi Kadriut, babait të ish deputetës së PDK-së Margarita Kadriut dhe me një ish-gjykatës ndërkombëtar të UNMIK-ut

Siç paralajmëruam në artikullin e kaluar, bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Hemslade Trading Limited”, një “guackë” të regjistruar në Qipro në vitin 1991 e në pronësi të Mishkoviçit. Që prej vitit 2016, kjo kompani qipriote e ka arritur pronësinë e plotë mbi një kompani kosovare të quajtur “Europe Investments” sh.p.k., duke ja blerë aksionet biznismenit Ruzhdi Kadriut dhe një kompanie të quajtur “United Europe Investments” B.V. nga Hollanda, të cilën e pëfaqësonte shtetasi maltez z. Claudio Tonolla, një punonjës i firmës “Muscat Azzopardi & Associates”, në pronësi të z. Godwin Muscat Azzopardi, i cili ka shërbyer në Kosovë si gjykatës tek dhomat e posaçme të Gjykatës Supreme për lëndët që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (ish-AKM-në).

Kompania qipriote Hemslade Trading Limited është maska e “Delta Group”-it të Mishkoviçit, siç edhe shitet tek historiati që këta vet e kanë publikuar.

Në fillim të këtij hulumtimi paralajmëruam se do te fusim nën llupë kompaninë e Mishkoviçit që e kemi gjetur të regjistruar në Kosovë. Kësaj rradhe vetëm do të bëjmë në “time-line” të kësaj firme të Mishkoviçit në Kosovë. Në hulumtimin e radhës, do të vazhdojmë me pyetje tek secili akter, pëtr të sjellëa një hulumtim edhe më thellë. 

Majtas: Ekstrakt nga një vendimi i Gjykatës Supreme në lidhje me dhomat e posaçme që kanë të bëjnë me AKM-në. Në këtë akt z. Godwin Muscat Azzopardi, në krye të një “Trupi Gjykues”.
Djathtas: Ekstrakt nga shtypi maltez në lidhje me një skandal të evazionit fiskal nga miliarderët rus me ndihmën e fimrës “Muscat Azzopardi & Associates” e punonjësëve të saj, Andrew Cefai, Claudio Tonolla e Ivan Vella. Z. Claudio Tonolla ka qenë i involvuar në Kosovë në disa regjistrime e ndryshime të kompanisë “Europe Investment” sh.p.k.

Historiati i pranuar nga ARBK-ja, i themelimit dhe i ndërrimeve i kompanisë “Europe Investment” sh.p.k.

KosovaNews përmes kërkesës për qasje në dokumentet publike  në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë ka pranuar një dosje voluminoze prej qindra faqesh për kompaninë “Europe Investment” sh.p.k

Në historiatin e kësaj kompanie vërehet një përshtjellim i habitshëm, duke filluar që nga pronësia e deri tek menaxhmenti, avokatët dhe përfaqësuesit e autorizuar në Kosovë!  Që në fillim duhet cekur se në historiatin në formë elektronike të kësaj kompanie, ashtu siç e kemi pranuar në rrugë zyrtare, nuk shfaqen së paku edhe dy akte kur është ndërruar pronësia e menaxhmenti i kompanisë “Europe Investment” sh.p.k., por që aktet e këtyre ndërrimeve në menaxhment gjenden në dosjen e pranuar.

Më 31 korrik 2007, personi fizik Ruzhdi Kadriu, nga Prishtina dhe kompania “United Europe Investment” B.V. nga Hollanda lidhën bashk marrëveshjen e aksionarëve për themelimin e kompanisë kosovare “Europe Investment” sh.p.k., të cilën e përfaqësonte në cilësinë e sekretarisë një kompani tjetër hollandeze – “Kaitton” B.V. (prapa kësaj të fundit qëndron z. Bleijendaal Theodorus Johannes nga Hollanda).

Në marrëveshje thuhet se veprimtari themelore e kompanisë do të jenë me shifrat: 7011 – Zhvillim të patundshmërive dhe 7012 – Blerja dhe shitja e patundëshmoive vetanake. Drejtor i kësaj kompanie, sipas kësaj marrëveshjeje, do të bëhet z. Edmond Kadriu, kurse ndarja e askioneve: 40% e 60% për Ruzhdi Kadriun e kompaninë hollandeze, përkatësisht. Në mesin e dokumenteve të dhëna në këtë dosje, ndodhet edhe një çertifikatë e të drejtës në pronë, të datës 19.03.2007, të lëshuar nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (UNMIK), Qeveria e Kosovës, Ministria e Shërbimeve Publike, Agjencia Kadastrale e Kosovës, që tregon se posedues i një parcelle 10.178m2 në vendin e quajtur “Jagleno” në Zonën Industriale të Prishtinës e cila është në pronësi të “Interpress R. Company” – një kompani tjetër në pronësi të z. Ruzhdi Kadriut. Dhe se e njejta pronë është dhënë si peng tek një bankë vendore për një kredi prej 1.3 milion EUR.

Lexo më shumë  Bizneset serbe pjesëmarrëse në Panairin e Prishtinës në vitin 2017 e 2018, me organizim të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë

Në prill të 2008, palët e miratojnë edhe statutin e kompanisë, kurse më 13.05.2008, z. Edmond Kadriu, aplikon në ARBK për regjistrim të kësaj kompanije.

Më 02.03.2011 në sistemin elektronik të Komisionit amerikan për burza dhe letra me vlerë, të quajtur “EDGAR”, shfaqet një transkacion në mes të “Hitomi Financial Limited” – kompanisë nga British Virgin Islands, e cila e ka në pronësi kompaninë qipriote “Hemslade Trading Limited” dhe një kompanije tjetër hollandeze DELHAIZE ‘THE LION’ NEDERLAND B.V. në një anë dhe DELHAIZE GROUP SA. një gjiganti belg të shitjeve me pakicë, në anën tjetër. Në këtë dokument, që është shitja e bizneseve të Mishkoviçit të shitjes me pakicë tek belgët e DELHAIZE,  disa herë i referohet Kosovës, përkatësisht entiteteve biznisore e bizneseve në Kosovë. Këtu përmendet edhe një periudhë 25 mujore për “kompletimin e transakcionit në Kosovë”. Ky transakcion në mes të firmës fantome nga British Virgin Island dhe belgëve ka qenë i raportuar edhe në Serbi, tek një botim (fq. 248) i një këshilli për anti-korrupsion atje.

Në këtë transkacion në mes të Mishkoviçit dhe belgleve të Delhazie, figurojnë edhe disa asete në Kosovë, të cilat referohen si: “Kosovo Amount”, “Kosovo Completion”, “Kosovo Liability”, “City Hypermarket”, “Urata” (ish-Voçari), pastaj kompania “Europe Investment”, ajo hollandeze “United Europe Investment”, etj.

Vendimi i ZRrE që e lidhë z. Kadriu me “Supermarket “Urata”.

Ndryshimi i radhës ndodhë më shtator të vitit 2013. Në bazë të një autorizimi në serbisht dhe anglisht, të lëshuar më 2 korrik 2013, nga drejtori i “United Europe Investment” B.V. (aksionar madhor në kompaninë kosovare “Europe Investment” sh.p.k.) “për pëfaqësim të gjitha kontestet dhe procedurat para gjykatave dhe institucioneve në Prishtinë, Kosovë”, avokati nga Prishtina, z. Zhivojin Jokanoviq, aplikon në ARBK më 12.09.2013, me çrast për drejtor të “Europe Investment” sh.p.k. emërohet z. Vuçko Sqekiq (Vučko Šćekić), nga Beogradi i Serbisë. 

Më 24.07.2013, “United Europe Investment” B.V. i lëshon avokatit Jokanoviq edhe një autorizim në serbisht dhe në anglisht, me kohëzgjatje prej 6 muajsh. Ky autorizim ka të bëjë për “zëvendësim të drejtorit në kompaninë ‘Europe Investment’ sh.p.k.’” dhe “për emërim të drejtorit të përzgjedhë personin e duhur, të përzgjedhë dikend nga rrethi i tij i ngushtë, apo edhe nëse duhet të shpallë konkurs…” Në këtë kohë, bashkdrejtor i “United Europe Investment” B.V. ka qenë z. Bleijendaal Theodorus Johannes.

Në dosje figuron edhe një fletë-pagesë e datës 17.04.2013 të paguar tek një gazetë të përditshme që botohet në Prishtinë, ku z. Shqekiq e shpallë të pavlefshme çerftikatën e biznesit. Kurse, më 22.04.2013 i njejti i drejtohet ARBKsë duke e kërkuar duplikatin e çertifikatës.

Këtu vërejmë shumë ngatërrime të datave, paqartësi procedurale e mbi të gjitha, ndryshimi i menaxhementit nuk është pasqyruar në formën elektronike të historiatit të kësaj kompanije kosovare.

Më 25.05.2015 dhe 29.05.2015 bëhen edhe dy aplikime për të bërë ndryshime në “Europe Investment” sh.p.k. Në ARBK aplikon një juriste e zyres së avokatisë së z. Alber Islamit. Këto ndyshime bëhen mbi bazën e autorizimeve të dhëna nga z. Tonolla (përfaqësues i aksionarit madhor) dhe vendimit të asamblesë së aksionerëve të datës 20.05.2015, ku lirohet nga detyra e drejtorit z. Shqekiq nga Serbia dhe për drejtor emërohet z. Marc Ernest Garofani, nga Parisi i Francës. Për agjent të regjistruar caktohet z. Labinot Nuredini, kurse selia e kompanisë vendoset në adresën e tij në Ulpiana U2, Prishtinë. Më 10.08.2015, ndodhë edhe një ndryshim, për agjent të regjistruar caktohet z. Visar Ahmeti nga Vushtrrija, kurse selia e kompanisë vendoset në adresën Rr. “Gjergj Fishta” p.n., fsh. Shakbaj, Obiliq.

Më 15.09.2016, dertori i ri i kompanisë, françezi, z. Marc Ernest Garofani, aplikon për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së kompanisë “Europe Investment” sh.p.k. Mbi bazën e marrëveshjes së datës 01.08.2016, ku z. Ruzhdi Kadriu, ja transferon aksionet e tij prej 30%, kompanisë hollandeze “United Europe Investment” B.V. (e cila deri në këtë moment i mbante 70%), duke e bërë këtë të fundit pronaren e vetme të kompanisë kosovare. Duhet cekur këtu se inicialisht z. Kadri i kishte 40% të aksioneve, por ne nuk kemi arritur të gjejmë brenda dosjes së pranuar ndonjë akt që kuotat e z. Kadriut i ulë në 30%, ashtu që kompania hollandeze të rritet në 70%.

Në preambulë të kësaj marrëveshjeje për bartje të aksioneve, shkruan: “United Europe /Investment?!/” B.V. një investitor nga Hollanda dhe z. Ruzhdi Kadriu, një afarist me reputacion në Kosovë, për qëllime të zhvillimit të një projekti në fushën e patundshmërive, e kanë inkorporuar në e sipas ligjeve të Kosovës një kompani – “Europe Investment” sh.p.k. Kapitali bazë është 2.500 EUR, prej të cilave 70%, përkatësisht 1.750 vota, i takojnë “United Europe /Investment?!/” B.V., kurse 30%, përkatësisht 750 vota, z. Kadriut. Aty nga fundi i vitit 2008, kompanija e kontraktoji një kredi në shumë prej 5,68 milionë EUR, me të cilën e bleu një tokë me sipërfaqe prej 47,000 m2 në fsh. Llaplesellë, Graçanicë. Kjo parcelë është regjistruar në emër të kompanisë, parcelës i është ndërruar destinacioni në tokë ndërtimore dhe në vitin 2010 nga ana e Komunës Graçanicë i janë ndarë leje urbanistike-ndërtimore për ndërtim të një kompleksi tregtar, leje kjo që vazhdon të jetë valide.

Në vazhdim flitet për efektet e krizës globale të vitit 2008 dhe për disa mosmarrëveshje që aksionerit i kishin pasur në periudhën 2013 e tutje. Mbi këtë bazë palët merren vesh për bartje të aksioneve. Nga ky moment, pronarë i vetëm i kompanisë kosovare “Europe Investment” sh.p.k. do të jetë kompania hollandeze “United Europe Investment” B.V.

Lexo më shumë  Pse Grenell nuk kishte vërtet shans të bëhej Sekretar i Shtetit

Pjesë nga ankes-statuti i kompanisë kosovare (shtator 2016) “Europe Investment” sh.p.k. dhe pjesa e fundit e historiatit të kompanisë hollandeze “United Europe Investment” B.V.

Më 30.09.2016 regjistrohet tek regjistri komercial në Hollandë shuarja e  “United Europe Investment” B.V.

Më 25.10.2016, “United Europe Investment” B.V. e regjistron ndryshimin e rradhës tek “Europe Investment” sh.p.k. Kompania hollandeze “United Europe Investment” B.V. ja kalon të gjithë pronësinë mbi kompaninë kosovare “Europe Investment” sh.p.k. kompanisë qipriote “Hemslade Trade Limited”. Për këtë qëllim, më 30.09.2016, “United Europe Investment” B.V. nga Hollanda dhe “Hemslade Trading Limited” nga Qipro e lidhin një marrëveshje për bartje të aksioneve. Në këtë marrëveshje, në nenin 9, thuhet se mosmarrëveshjet në mes të palëve që mund të dalin do të zgjidhen me mirëkuptim, përndryshe palët do ti drejtohen arbitrazhit sipas rregullave të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Për bartësin e aksioneve, firmën hollandeze, ka nënshkruar z. Claudio Tonolla, kurse për pranuesin e aksioneve, znj. Tatiana Ieronymides, nga Qipro, të dy këta emra ti njohur në botën e off-shore.

Majtas: Prokurë me apostil  e z. Tonolla që e autorizonte një avokati prishtinas për të kryer veprime në ARBK. Djathtas: Palët dhe personat e transakcionit ku përfshihen edhe disa prona në Kosovë, sipas një dokumenti të komisionit amerikan për burza dhe letra me vlerë.

Më 27.10.2016 firma hollandeze, tashmë e mbyllur, e bënë shpërndarjen e dividentave.

Më 07.11.2016 aplikohet për ndryshimin e rradhës. Me autorizim përkatës, një juriste e studios së avokatisë së z. Afrim Islami, e liron nga detyra e agjentit të regjistruar z. Visar Ahmeti dhe në vend të tij e emëron vet avokatin prishtinas Afrim Islamin.

Më 27.01.2017 vjen edhe një aplikim, kësaj rradhe në pozitën e drejtorit caktohet znj. Barbara Maria Islami, nga Prishtina.

Më 03.07.2017 vjen edhe një ndryshim. Kësaj rradhe, është JUDEX FIRMË E AVOKATISË SH.P.K. e autorizuar nga qipriotët për të bërë ndryshimet e duhura në ARBK. Më 03.07.2017, në ARBK aplikon jurisit Arnis Dumani, në atë kohë punonjës i “Judex”, sot gjykatës në Gjykatën Komerciale. JUDEX FIRMË E AVOKATISË SH.P.K. është në pronësi të Kujtim Kërveshit, Adem Vokshit e Florin Latajt. Ndryshimet që bëhen jane: për drejtor e agjent të regjistruar caktohet znj. Florentina Lata, kurse adresa e kompanisë bartet në Rruga “B”, hyrja C15/10 nr. 2, Prishtinë. Gjykatësi Dumani, njëherësh është edhe aksioner tek fimra “Tea Expo Group” sh.p.k. me NUI: 811431824, që për veprimtari e ka tregtinë me shumicë të kafes, çajit, kakaos, erëzave.

Më 24.09.2019 aplikohet për ndryshimin e fundit në këtë kompani. Kësaj rradhe i autorizuar i qipriotëve është z. Gent Spahija, avokat në studion e avokatisë së avokatit Kujtim Kërveshi. Me këtë ndryshim në pozitën e drejtorit dhe të agjentit të regjistruar caktohet vet aplikuesi, z. Gent Spahija, kurse adresa e kompanisë mbetet e njejtë.

KosovaNews javën e kaluar i ka dërguar pyetje zyrtare z.Gent Spahija për të na dhënë informata se si ka ardhur deri tek emrimi i tij në poziten e drejtorit në kompaninë “Europe Investment” sh.p.k.,  kush është pronari i saj fundor, cilat kanë qenë aktivitete biznesore të kësaj kompanie në Kosovë dhe me çfarë merret kjo kompani aktualisht?

Kanë kaluar më shumë se 10 ditë që kur i kemi dërguar pyetje drejtorit të “Europe Investment” sh.p.k. në Kosovë dhe nuk kemi marrë kurrfarë përgjigje.

Lidhjet e Mishkoviçit me Kariçët e Pejës

Mishkoviçi ka lidhje krushqije me Kariçët e Pejës, familje kontraverse biznismenësh serb nga Kosova të cilët u pasuruan në kohën e Millosheviçit, pastaj një kohë u arratisen në Rusi, më vonë, kur në pushtet atje u rikthyen pasardhësit e Millosheviçit, Vuçiçi e të ngjajshëm, u kthtyen prap. 

Më saktësisht, vajza e vogël e Mishkoviçit është e martuar për Goran Kariçin, djalin e Streten Kariçit të ndjerë. Tok me t’shoqinj, me Goranin, Ivana mbanë një pozitë të lartë menaxhuese në “Delta Holldingun” e babait të saj. Për lidhjet e Kariçëve që nga Bellorusija, Rusija, Qipro e deri tek tentakulat e tyre tek ne e për “anëtarësinë” e tyre në lista të ndryshme të zeza, patëm shkruar në hulumtimin tona të mëparshme./Kosova News

Foto 07.01.2024: Njëri nga vëllezërit Kariç dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe – patriarku Porfirije, në vizitë në Manastirin e Pejës ishte edhe kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri

Tetor 2017. në “Trofta”, Istog. Kariçët, me nipa e mbesa dhe Radosh Petroviq, i arrestuar vitin e kaluar lidhur me trazirat në veri .

Rruga Press



YouTube player