Lajme

Hoxhaj: Mbështes vendimin e reciprocitetit për targa, SHBA dhe BE të reagojnë ndaj agresionit serb

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se mbështet plotësisht vendimin e qeverisë për targat e makinave, duke shtuar se SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka thënë se derisa ishte në qeveri, ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë. veçanërisht, siç u shpreh ai, kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit.

Lexo më shumë  Ikja që po zbraz vendin/ Emigracioni prek 37% të familjeve në Shqipëri

“Kur isha në Qeveri, unë mbështesja reciprocitetin me Serbinë, veçanërisht kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit! Tani si deputet i opozitës, unë gjithashtu mbështes plotësisht vendimin e drejtë të Qeverisë për targat e makinave.

SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Qeveria vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës, kufizohen marzhat e fitimit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *