KryesoreLajme

Hoxhaj e quan Konventën e PDK-së improvizim: Më shumë skemë politike sesa garë e barabartë

Hoxhaj pas zgjedhjes së Bedri Hamzës në krye të PDK-së, ka thënë për mediat se PDK-ja duhet ta mbrojë demokracinë e brendshme.

Sipas tij, nuk mundet të pretendojë një parti politike që i shkel institucionet e saja të brendshme dhe që ajo sërish të jetë adresë e modernizimit të shoqërisë.

Lexo më shumë  Rita Ora për ndeshjet sot: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë

“Mendoj që kjo Konventë është një garë e mbyllur, një improvizim, sesa një garë e hapur. Por e respektoj vendimin e delegatëve. Jam i gatshëm që ta bëj garën jashtë që ta largojmë Kurtin. Zgjedhja e kryetarit të PDK-së do të duhej të shoqërohej me platformë se si të dilet nga kriza”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se ka kërkuar një javë për të krijuar ekip dhe për të folur me elektoratin e PDK-së.

Lexo më shumë  Haxhiu: Vendimi i Gjykatës mbi dekretin e Presidentës duhet të respektohet kur të publikohet

Ai e ka quajtur Konventën më shumë “skemë politike sesa garë e barabartë”.

YouTube player