Hoxha: Për ata që thonë se ShBA mbështet Ballkanin e hapur, mjaft të lexojnë kushtin që vendos Escobar për Ballkanin e Hapur
Për ata që thonë se ShBA mbështet Ballkanin e hapur, mjaft të lexojnë kushtin që vendos Escobar për Ballkanin e Hapur:
“Shtetet të kenë nivel të njëjtë.”
Nëse Serbia e plotëson këtë kusht apo kërkesë, atëherë ajo plotëson një nga kushtet më të vështirë për integrimet e saj në Evropë: njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
Por kjo nuk është pavarësia e Kosovës prej Serbisë, por e Serbisë prej Rusisë.
Pra, ky është kushti i qartë i Escobarit në mbështetje të Ballkanit të Hapur.
Rruga Press