Lajme

Hoxha: Macroni e kthen BE-në në një ombrellë shtetesh që nuk mban asnjë fjalë

Deklarata e Macronit se Kosovës mund t’i hiqet liberalizimi i vizave, ka nxitur shumë reagime, si brenda Kosovës, edhe në Parlamentin Evropian. Kritika kishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe raportuesja për Kosovën në BE, Viola von Cramon dhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Me anë të një postimi në facebook, ka reaguar dhe studiuesi i filozofisë politike, Elvis Hoxha duke e kritikuar Macronin për mos mbajtjen e asnjë zotimi. Më poshtë është shkrimi i plotë:

Meqë Serbia po i pajis rusët me pasaporta serbe, falë të cilave rusët po bëhen rrezik për BE-në, atëherë presidenti i ndritur Macron mendoi një zgjidhje tepër speciale. Ai vuri në dyshim libearlizimin e vizave për Kosovën. Me këtë zgjidhje të një logjike që nuk i përket sensit komun, ai tregoi dy gjëra:

1. Se kemi hyrë tashmë në kohën kur gjeopolitika është teoria e interferencës së dritës: errësirë plus errësirë jep dritë: Serbi plus Rusi jep Evropë. Në rendin praktik: për sjelljet pro-ruse të Serbisë duhet të goditet Kosova pro-evropiane;

2. Evropa mund të ndryshojë qëndrim sa herë të dojë e të mos mbajë asnjë zotim: Macroni e kthen BE-në në një ombrellë shtetesh që nuk mban asnjë fjalë. Natyrisht kjo është e vlefshme si për Serbinë edhe për Kosovën. Mund ta ndëshkojmë Kosovën sepse nuk sjell asnjë destabilitet në rajon. Mund të premtojmë se do ta ndëshkojmë Serbinë, por në fakt aspak, duke e ftuar kësisoj të vijojë me të njëjtën politikë pro-ruse dhe anti-evropiane.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas
YouTube player