KryesoreOpinion/Aktualitet

Hoxha: LDK-ja dhe raporti i saj i varësisë ndaj PDK-së e Devollëve

Shkruan Elvis Hoxha

Për t’u treguar si parti historike, LDK-së i duhet të akuzojë në çdo fushatë PDK-në për vrasje të anëtarëve të vet. Për të bërë qeveri, LDK-së i është dashur pas çdo fushate zgjedhore t’i shërbejë PDK-së për ndërtimin e qeverisë.

Për të shpëtuar nga varësia prej PDK-së, Lumiri zgjodhi mbështjetjen e Devollëve dhe vjedhjen e votave të mërgatës. LDK-ja mendon se po të jetë me pak për qind mbi PDK-në, mund të ketë kryeministrin. Pra me vota të rugovistëve, me vota të vjedhura të mërgatës dhe me vota devolliane ajo mendon se mund ta vendosë në varësi të saj PDK-në.

Lexo më shumë  Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Kur Albin Kurti e fton Lumir Abdixhikun t’i shpëtojë varësisë prej PDK-së në mënyrë politike, LDK-ja dhe Lumiri futet në hall. Partia e institucionalistëve nuk mund ta jetojë politikën institucionalisht. Ajo kërkon të ketë me vete gjithnjë varësinë prej PDK-së. Kur të kërkojë votat zgjedhjet e ardhshme ajo do të përmendë përsëri Rugovën dhe aktivistët e saj të vrarë për të marrë votat e rugovistëve të mbetur. Por do të flasë edhe për rrugën e re. Rruga e re është varësia financiare prej Devollëve dhe varësia politike prej PDK-së.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Nuk dihet ende përse votuesit e saj nuk votojnë direkt për PDK-në. Siç nuk dihet se përse nuk u kërkojnë Devollëve të themelojnë një parti në Peç e të paraqiten në zgjedhje. Për herë të parë votuesi i LDK-së do të votonte i bindur për rrugën e re të Lumirit.

YouTube player