KryesoreLajme

Hovenier: Shpërbërja e USAID-it dëmton pozitën e SHBA-së dhe i rrezikon shtetet e cenueshme

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ndërprerja e projekteve së Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Kosovë, e dëmton pozitën e SHBA-së në botë, shton rrezikun për vendet e cenueshme dhe dëmton padrejtësisht nëpunësit publikë dhe jopartiakë.

Në një opinion të publikuar në “TheBellighamHarald”, Hovenier është shprehur se USAID-i është mjet i vlefshëm i politikës së jashtme amerikane, duke theksuar se kishte rol të madh në avancimin e sigurisë dhe stabilitet në Kosovë, si njëri prej vendeve të shkatërruara nga lufta.

Lexo më shumë  Kryeministri i Spanjës uron Kurtin: Ky rezultat është dëshmi e besimit që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen

Sipas ish-ambasadorit, më pak se një për qind e buxhetit federal që shkonte për USAID-in, kishte kthime të mëdha për Amerikën.

“Vendimi i papritur i Administratës Trump për të tërhequr pothuajse tërë forcën e punës së USAID-it jashtë shtetit i ndëshkon padrejtësisht nëpunësit publikë, të përkushtuar që t’i zbatojnë me besnikëri politikat e SHBA-së dhe programet e miratuara nga Kongresi”, ka thënë Hovenier.
Sipas Hovenierit, përpjekja e Trumpit për të shpërbërë USAID-in i dëmton interesat prioritare të SHBA-së, mohon ndihmën për shpëtim të jetëve dhe keqtrajton nëpunësit publikë të SHBA-së.

Lexo më shumë  Ajola Xoxa që sot është në arrest shtëpiak, gruaja e Erion Veliajt që sot është në arrest me burg, paska harxhuar 220 mijë euro në vit. Fiks aq sa kushton sot një apartament i ri në Tiranë

Rruga Press

YouTube player