Lajme

Hovenier: Duhet garantuar drejtësi për familjet e të pagjeturve

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e të pagjeturve.

Ai tha se edhe pas më shumë se 20 vjetëve, familjarët s’kanë përgjigje për më të dashurit e tyre që u zhdukën me dhunë në luftën e fundit.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe pas më shumë se 20 vjetëve, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe përmbyllje për këto familje dhe ata që i humbën”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Para 23-vjetësh, më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Në një operacion të planifikuar, u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy në drejtim të Mejës. Grumbullimi i meshkujve në grupe filloi në mëngjes, në një bilanc të tmerrshëm që goditi 15 fshatra të rrethit të Gjakovës. U ekzekutuan 376 persona, në një prej masakrave më të mëdha në Kosovë. Të vrarë në këtë masakër mbetën djemtë e burrat në grupe nga mosha 15-60 vjeç. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *