Hoti: Gjysmëvjetori i parë shkollor përfundon më 18 dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se pas bisedimeve që ka pasur me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, janë dakorduar që gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë të fillojë më 18 janar.
Këtë deklaratë kryeministri e bëri në një konferencë për media ku foli për situatën me pandeminë në Kosovë.