Lajme

HORROR në Fier! Fqinji MOSTËR rrëmben dhe gropos në oborr fëmijën 8 vjeç (ZHVILLIME)

FIER– Horror në fshatin Greçalli të Fierit! Klodian Çalamani, 38 vjeç, ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin e tij vetëm 8 vjeç, Mateo Vllasiu. E gjitha për një shkak: Më kishte marrë biçikletën, e pastaj më shau! Kamerat e sigurisë të xhaxhait të të miturit kanë kapur skenën e vrasjes të së miturit dhe dyrrotakun në oborrin e vrasësit.

Alarmi për zhdukjen e 8-vjeçarit është dhënë nga e ëma. Pasi e kishte nisur për në shkollë, Mateo nuk kishte shkuar kurrë në destinacion. Pasi e ëma Florida Vllasiu ishte lajmëruar për mungesën e të birit, ka vënë alarmin duke shkuar në Komisariatin e Fierit, ku në orën 15:30 ka firmosur denoncimin për zhdukjen e tij. Por mesa duket për të miturin ishte tepër vonë. Duke marrë parasysh faktin që 38-vjeçari ishte i fundit që u pa duke komunikuar me të miturin, Policia shkoi së pari në banesën e tij. Në oborr njëra pjesë ishte punuar, ndërsa brenda ishte dhe biçikleta e marrë nga i miturit.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Menjëherë 38-vjeçari është rrëfyer dhe gjatë marrjes në pyetje nga Policia, ka treguar pa asnjë pendesë për vrasjen makabër të kryer. Madje me qetësi është shprehur se do të vuante dënimin që do t’i caktonte gjykata. Ndërkohë që i mituri paraprakisht dyshohet se është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. E më pas është mbuluar me baltë për të mos u pikasur nga jashtë.

Por kjo nuk është ngjarja e parë në të cilën është përfshirë Klodian Çalamani. Bashkë me xhaxhanë e viktimës së sotme, Florian Vaslliu në 2006 ai është dënuar me 4 vite burg si autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, e kështu që të dy kishin vendosur ta ndëshkonin të renë pasi ajo ishte ankuar tek i dashuri. Ndërkohë që fqinjët e kanë përshkruar autorin, Klodian Çalamanin si një njeri të alkoolizuar, mamaja i jetonte në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte rimartuar, ndërsa babanë dhe vëllanë i kishte në burg në Greqi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *