Lajme

Homazhe martirëve të familjes Muliqi, Kurti: Serbia do të akuzohet për krimet e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në nderim të martirëve të familjes Muliqi.

Kurti në prononcimin e tij për media i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse padrejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Ai tha se janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit.

“Ministria e Drejtësisë e ka mundësuar akuzën, gjykimin dhe dënimin në mungesë. Për tetë martirët e familjes Mulliqi dhe për 23 martirët e familjes Deliu sot e kësaj dite askush nuk është akuzuar dhe nuk ka mbajtur e nuk mban burg”, tha Kurti.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Rruga Press

YouTube player