Homazh për Reçakun/ Hapet Ekspozita “Çmimi William Walker 2026″
Ekspozita “Çmimi William Walker 2026″, homazh për Reçakun hapet sot në Shtime.
Në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, sot nga ora 13:00, hapet ekspozita tradicionale “Çmimi William Walker 2026″, ideatore dhe krijuese e së cilës është Emine Jetishi.
Edicioni i II-të i kësaj ekspozite kolektive përfshin artistët të ndryshëm, ndërsa juria profesionale është e përbërë nga: Fortesa Beqa Arifi – piktore (kryetare), Zenun Sherifi – piktor (anëtar), Elvana Beqa Avdiu – skulptore (anëtare).
Kjo ngjarje organizohet me rastin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Rruga Press

