Hollywood Report: Performancat e aktorëve dominojnë garën për “Oscar” ndërkombëtar
Pesëmbëdhjetë kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë për “Oscar”, për filmin më të mirë ndërkombëtar, janë më pak të definuar nga temat globale që i lidhin ata në krahasim me aktorët që u japin jetë historive të tyre
Nuk ka një çmim të tillë në “Oscar” si ai për aktrimin me të mirë në kategorinë ndërkombëtare, por ndarja e çmimit “Oscar” për filmin më të mirë ndërkombëtar të këtij viti mund të shihet si një garë midis veteranëve të aktrimit (Javier Bardem, Noomi Rapace, Dan Stevens) dhe aktorëve të rinj (Filippo Scotti me rolin e tij të parë dhe yllit të porsazbuluar kosovar, Yllka Gashit), performancat e të cilëve janë në zemër të pretendetëve për çmimin e 2022-s.
Shumë nga filmat me koncepte me të larta që ishin në garë këtë vit – përfshirë horroro-thrillerin “Titane” të francezes Julia Ducournaus, “Escape From Mogadishu”, aksion-aventurën e Koresë së Jugut dhe horrorin e Hungarisë, “Post Mortem” – nuk kanë arritur që të përfshihen në listën e ngushtë, duke bërë që grupi prej 15 filmave të jetë më pak i definuar nga tematika e rrëfimeve të tyre, zhanri e më shumë nga aktorët që i sjellin ato në jetë.
Të mbijetuarit përfshijnë disa performanca të jashtëzakonshme nga talentë tashmë të njohur, me emra që nisin nga Bardem, më i njohuri, fituesi i çmimit “Oscar” dhe “Spaniard”, i cili jep një kthesë atraktive në dramën “The Good Boss” nën regji të Fernando Leon de Aranoa, si një sharmant, por me standard të dyfishtë etik, drejtor i një fabrike që kalon çdo kufi në emër të biznesit.
Ylli suedez, Rapace, që ka bërë karrierë duke luajtur gra të zonja që me daljen në pah me “The Girl With the Dragon Tatto” (2011) rikrijon vetën e saj me një performancë të brishtë dhe të kujdesshme në kandidatin e Irlandës, “Lamb”, duke luajtur një fermere delesh. Ajo është me trauma dhe jeta e saj transformohet në mënyrë misterioze, e tillë që do t’i shkatërrojë atë dhe burrin e saj.
Gjermani Franz Rogowski dhe iraniani Amir Jadidi nuk janë fytyra të njohura në Hollywood, por rolet e tyre të fundit – Rogowski si një gay-gjerman, që vazhdimisht arrestohet për shkelje të ligjeve në dramën “Great Freedom” të Sebastian Meises dhe Jadidi si një baba i divorcuar, që has në vështirësi për të dalë nga borxhi në “A Hero” të Asghar Farhadi – duhet të rrisin vlerësimet e tyre në mesin e votuesve për “Oscar”.
Por në mënyrë të dukshme, performancat dalluese në mesin e kandidatëve të sivjetmë në kategorinë ndërkombëtare vijnë nga grupet e reja. Scotti dallohet përkundër legjendës italiane Toni Servill (“The Great Beauty” si një version i trilluar i regjisorit Paolo Sorrentino në autobiografinë e regjisorit, “The Hand of God”. Yllka Gashi te “Zgjoi”, kandidati i Kosovës për “Oscar”, është bindëse në portretizimin e një gruaje të fortë, e mbetur e ve për shkak të luftës, e vendosur për të luftuar që të nisë biznesin e saj me qëllim që të kujdeset për fëmijët e saj. Dhe aktorja e skenave teatrore, Renate Reinsve, jep një performancë prej ylli në paraqitjen e saj të parë si aktore kryesore në një film të gjatë, duke luajtur sharmanten dhe kontradiktoren Julie në dramën romantike “The Worst Person in the World” të Joachim Trier. Debutimi më i ri vjen nga Maya Vanderbeque, e cila luan 7-vjeçaren Nora në filmin e gjatë “Playground” të Laura Wandelit, kandidati i Belgjikës për “Oscar”. Vanderbeque është jashtëzakonisht ndriçuese si një nxënëse e cila përballet me bullizëm dhe frikësim në botën Darwiniane të lojës në shkollë.
Madje edhe kandidati i Danimarkës, dokumentari i animuar “Flee” nga Jonas Poher Rasmussen, sillet rreth performancës kryesore: atë të intervistuesit me pseudonim Amin, që shpalos ndonjëherë dëshminë e tij të jetë, përfshirë fluturimin si fëmijë refugjatë nga Afganistani për në Danimarkë dhe deklarimin se është gay.
Në mesin e performancave të mrekullueshme individuale të garuesve të sivjetmë ka edhe aktorë të roleve dytësore që mund të bëjnë balancën. Edhe qarku i kritikave të filmave në New York edhe ata të asociacionit të kritikëve të filmit në Los Angeles i kanë dhënë kritikat me të mira “Drive My Car”, kandidatit të Japonisë. Drama është një adaptim i historive të shkurta nga Haruki Murakami dhe ka në qendër shëtitje të gjata rreth Hiroshimës dhe bisedat që zhvillohen midis Kafukus (Hidetoshi Nishijima), një aktor dhe regjisor i njohur ndërkombëtarisht dhe taksistit të tij, Misaki (Toko Miura). Shkëmbimet e tyre të shkurtra formale evoluojnë ngadalë në rrëfime të sinqerta dhe të dhimbshme, ndërsa dy individët e heshtur fillojnë të hapen me njëri-tjetrin.
Është një skemë jehone në “Compartment Number 6”, kandidati i Finlandës nga regjisori Juho Kuosmanen. Seidi Haarla luan Laurën, një studente arkeologjike që po shkon me tren për në veriperëndim të Rusisë dhe është e detyruar të ndajë kabinën me një pijanec mizogjen të luajtur nga Yuriy Borisov. Por ajo që fillon si një takim i pakëndshëm ndryshon ngadalë, ndërsa të dy e lëshojnë vetën gjatë udhëtimit të gjatë. Ashtu si te “Drive My Car”, janë shkëmbimet midis dysheve që i japin “Compartment Number 6” tensionin e tij dramatik dhe i japin filmit atë shpërblimin e emocionues që ndodh në fund.
Bashkimi i stileve të kundërta, por stilet plotësuese të aktrimit shfaqet edhe të kandidati i Gjermanisë “I’m Your Man”, një komedi romantike fantastiko-shkencore, në të cilën performanca natyrale e hidhët e veteranes gjermane të teatrit Maren Eggert si Alma, një shkencëtare kërkimore, ka si kundër-rol britanikun Dan Stevens, që luan Tomin, një robot të krijuar për të qenë shpirti binjak i Almës. Eggert fitoi çmimin për interpretimin më të mirë në Berlin, por është kimia mes saj dhe Stevens – ndërsa filmi përparon, si Alma ashtu edhe Tom bëhen më pak robotikë dhe më shumë të dashur “njerëzorë” – që e çon historinë përpara.
Në “Plaza Catedral”, kandidimi i Panamasë, aktorja veterane meksikane Ilse Salas gjen partnerin e përsosur te aktori i ri Fernando Xavier De Casta. Ajo është Alicia, një arkitekte e kthyer në agjente për shitje pronash, e cila pasi humbi djalin e saj 6-vjeçar në një aksident të frikshëm dhe fill pas kësaj e divorcuar nga, është tërhequr emocionalisht nga bota. Në fillim, takimet e saj me shefin e De Castas, vetëm sa e përforcojnë përbuzjen e saj të ftohtë. Por kur Alicia gjen Shefin në shkallët e saj, të gjakosur nga një plagë plumbi në stomak, të dy zhvillojnë një lidhje gradualisht dhe nuk ka nuanca sentimentalizmi nga regjisori Abner Benaim. Performanca e çuditshme, por delikate e De Castas është bërë edhe më therëse nga fakti se aktori u vra në një akt dhune me armë vetëm disa muaj para publikimit të filmit.
Vetëm dy nga 15 filmat që janë pjesë e listën e ngushtë për filmin me të mirë ndërkombëtare mund të krenohen me kastë të vërtetë aktorësh. Por performanca nga gratë në “Prayers from the Stolen” të Tatiana Huezos, një dramë meksikane e vendosur kundër luftës së drogës, është padyshim e fuqishme. Dhe grupi me kryesisht joprofesionistë në filmin “A Yak in the Classroo”, kandidati i Butanit – shumica prej tyre vendas të fshatit ku u xhirua filmi – mund të magjepsin edhe votuesin më cinik për “Oscar”.
Anëtarët e Akademisë nga të gjitha degët mund të marrin pjesë në nominimet për filmin më të mirë ndërkombëtar, por atyre do t’u duhet të shikojnë të 15 filmat në mënyrë që të mund të votojnë. Votimi i të nominuarve do të zgjasë prej 27 janarit deri më 1 shkurt. Nominimet për edicionin e 94-të të “Academy Awards” do të shpallen më 8 shkurt.