Bota

Hollanda vendi me 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta

Hollanda me një popullsi prej 17 milionë banorë ka 23 milionë biçikleta, mesatarisht 1,3 biçikleta për person dhe për këtë njihet si “vendi i biçikletave”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar (OKB) për të inkurajuar përdorimin biçikletave, mjetet e transportit miqësor me mjedisin dhe të shëndetshme, në vitin 2018 e shpalli 3 Qershorin si Dita Botërore e Biçikletës.

Lexo më shumë  Evropianët fitojnë përballjen e OKB-së me SHBA-në për rezolutat rivale në lidhje me Ukrainën

Në këtë ditë inkurajohet organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare dhe vendore që do të mbështesin zhvillimin e kulturës së çiklizmit në shoqëri.

Sipas të dhënave të njoftuara nga Unioni i Çiklistëve të Holandës, vendi posedon 2,3 për qind të 1 miliard biçikletave që gjenden në mbarë botën ndërsa kjo korrespondon mesatarisht me 1,3 biçikletë për person.

Holandën e ndjek Danimarka me 0,8 për qind, Japonia me 0,6 për qind, Belgjika me 0,5 për qind, Kina me 0,4 për qind dhe SHBA-ja me 0,3 për qind.

Lexo më shumë  Arrestohet kandidati pro-rus për president Calin Georgescu në Rumani

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *