Holanda kërkon falje për mosofrim të ndihmës në Srebrenicë
Për herë të parë, Qeveria holandeze ka kërkuar falje që dështoi t’u ofronte ndihmën e duhur boshnjakëve në Srebrenicë, që u vranë nga forcat serbe, raportoi “Politico.eu” të hënën.
Ministrja e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, në përvjetorin e 27-të të masakrës, deklaroi se si pjesë e përgjegjësisë politike, Holanda “kërkon ndjesë të thellë” për ata që ndodhi më 11 korrik të 1995-s në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinë.
“Komuniteti ndërkombëtar dështoi të ofronte mbrojtjen e duhur për popullin e Srebrenicës. Si pjesë e atij komuniteti, qeveria holandeze ndan përgjegjësinë politike për situatën në të cilën ndodhi ai dështim. Për këtë ne ofrojmë faljen tonë më të thellë”, deklaroi ajo.
Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së voni, u varrosën të hënën në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera.
Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid. Forcat serbe të Bosnjës më 11 korrik 1995 vranë mbi 8300 burra e djem myslmanë.
Rruga Press