Bota

Holanda e Danimarka do t’ia dërgojnë Ukrainës 14 tanke Leopard

Holanda dhe Danimarka janë të gatshme t’i dërgojnë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë, ka bërë të ditur ministria holandeze e Mbrojtjes të enjten.

Të dyja vendet, në prill të vitit të kaluar kanë deklaruar se do t’i blinin tanket nga një vend tjetër dhe do t’i bënin ato gati për fushën e betejës në Ukrainë, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Jemi objektivi i radhës i Rusisë dhe jemi tashmë në rrezik - Rrisni prodhimin për mbrojtjen me shpejtësi

“Tanket janë rishikuar plotësisht nga prodhuesi gjerman i armëve ‘Rheinmetall’ dhe pas muajsh testimi tani janë gati për t’u dorëzuar para fundit të verës”, ka bërë të ditur ministria holandeze.

Ministria nuk e ka bërë të ditur datën e dërgesës.

“Tanket Leopard 2A4 mund të ndihmojnë Ukrainën të fitojë në fushën e betejës”, thuhet në një deklaratë.

“Ato kanë fuqi të madhe zjarri, ofrojnë mbrojtje të mirë për ekuipazhin e tyre dhe janë të shpejta”, thuhet më tej në deklaratë.

Lexo më shumë  Obolienskyi: Ukraina rimori disa pjesë të qytetit në vijën e frontit në rajonin e Kharkivit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar vazhdon ndihmë ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Rruga Press

YouTube player