BotaKryesore

Holanda do ta bllokoj  Serbinë drejt avancimit në BE thotë ministri i jashtëm holandez

Qeveria e Holandës do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka konfirmuar ministri i Jashtëm holandez.

Holanda beson se Serbia s’është e gatshme për hapin e ardhshëm, ka konfirmuar ministri Caspar Veldkamp, të hënën në Bruksel.

Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të japin pajtimin për çdo fazë negociatash deri në pranimin e plotë. Serbia ka më shumë se dy dekada që kërkon pranimin në BE, por ka ngecur për shkak të refuzimit të njohjes së Kosovës.

Lexo më shumë  Mjeku: PDK-ja pengon Komunën e Zveçanit të lidhet me ujësjellsin e Mitrovicës

Veldkamp ka thënë para gazetarëve se “Serbia nuk është e gatshme ende” për hapin e ardhshëm dhe se “ka ngecur në arritjen e progresit në fushën e sundimit të ligjit”.

Siç ka thënë ai, Serbia nuk po është në linjë me politikën e jashtme të BE-së. “Prandajndaj po presim lëvizje nga Serbia”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player