Lajme

Historitë e policëve shqiptarë me trafikun e drogës

Pesë dëshmitarë të drejtësisë italiane ishin personat kyç që zbërthyen skemën e trafikimit të 6 tonëve kanabis përmes Adriatikut në disa episode të ndryshme.

Pjesë e dosjes janë edhe 2 ish zyrtarët e policisë, Ilirjan Balla ish-zëvendës drejtori i Policisë së Vlorës dhe ish oficeri i Kavajës Artur Krasniqi, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Bashkë me ta nën akuzë është edhe prokurori i pezulluar Maksim Sota, të cilin pak ditë më parë Gjykata e Lartë nuk pranoi ta lironte nga arresti shtëpiak.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Gjatë viteve të fundit rreth 20 policë janë skeduar për lidhje me narkotrafikun.

Në vitin 2015 shefi i Burimeve Njerëzore po në Policinë e Vlorës u akuzua se ndihmonte një grup trafikantësh qe transportonin kanabis me aeroplan nga Vlora në Brindizi.

Ish-nën komisari i Fierit, Festim Lelaj pak javë më parë u dënua me 17 vite burg për trafikimin e një sasie prej 2.5 ton hashash nga porti i Durrësit.

Operacioni Shpirti ka vënë nën akuzë për trafik droge edhe 2 truprojat e ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, ish-gardistët Agustin Deda e Hekuran Marku.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

1 muaj më parë për trafik droge në bashkëpunim me grupin “Habilaj” u dënua me 8 vite burg edhe ish shefi kundër krimit të organizuar në Vlorë Gjergj Kohilla.

Si pjesë e kësaj dosjeje në kërkim vijon të jetë edhe ish shefi i stacionit policor Dhërmi, Sokol Bode.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Shqipëria mbetet një nga furnizuesit kryesorë me kanabis ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit i ka cilësuar të brishta institucionet ligjzbatuese.

“Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale”, thote raporti i DASH./euronews.al/

Rruga Press

YouTube player