Bota

Historike – Ukraina dhe Moldavia marrin zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ukraina dhe Moldavia janë pranuar si kandidate për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian të enjten, një lëvizje që do të rrisë moralin e vendit pas betejave të shumta me trupat ruse.

Kjo është bërë e ditur pasi udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel teksa kanë diskutuar rreth kandidaturës së Ukrainës.

Një hap i tillë vjen pas atij kur Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë me 529 vota për, 45 kundër që u bën thirrje liderëve të Bashkimit Evropian që të miratojnë statusin e Ukrainës si një vend kandidat në BE “pa vonesë”.

“Sapo i është dhënë statusi i kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një moment historik”, ka shkruar në Twitter, Charles Michel, presidenti i Këshillit të Evropës.

Ukraina aplikoi disa ditë pas fillimit të agresionit rus në shkurt dhe që atëherë procesi ka ecur me një shpejtësi rekord.

Ambasadori i Ukrainës në BE i tha BBC-së më herët se ky hap do të ishte një nxitje psikologjike për ukrainasit, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Por Vsevolod Chentsov pranoi se “integrimi i vërtetë” mund të fillonte vetëm kur të mbaronte lufta.
Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE. Por mund të duhen shumë vite për t’u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për sukses.

Kalimi nga aplikanti në kandidat zakonisht zgjat me vite, por BE-ja e ka përshpejtuar në mënyrë dramatike procesin, mes zemërimit mbi brutalitetin e sulmit të paprovokuar rus dhe për të treguar solidaritet me Ukrainën.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se anëtarësimi në BE është “zgjedhja e Ukrainës për vizionin tonë të së ardhmes”.

“Sot ose nesër, dhe unë e di që ju e dini këtë, ne kemi një shans të madh për të marrë një status kandidat për anëtarësim në BE”, ka thënë Zelensky gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh pas fjalimit të tij virtual në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.

“Ukraina ka bërë zgjedhjen e saj, një të ardhme më afër Bashkimit Evropian dhe së shpejti ne do të jemi pjesë e asaj familjeje. Ne kemi sakrifikuar shumë për këtë”, tha ai. “Por më e rëndësishmja, kjo është zgjedhja jonë – zgjedhja e vizionit tonë të së ardhmes”.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Zelensky tha se pas përfundimit të luftës, Ukraina do të fokusohet në “ndërtimin e një shteti evropian që do të jetë pjesë e BE-së”, por kërcënimi nga Rusia do të mbetet, përcjell Telegrafi.

“Ne do ta kuptojmë shumë qartë se fqinji ynë është Rusia dhe se Rusia, edhe nëse e mbarojmë luftën dhe fitojmë, pas 10 apo 20 vitesh Rusia mund të na sulmojë përsëri. Nuk them se kjo do të ndodhë, por ka një mundësi”.

Zelensky shtoi se zhvillimi i institucioneve të sigurisë të Ukrainës do të jetë një pjesë e rëndësishme e procesit të rindërtimit.

“Siguria në të gjitha hapësirat publike, duke filluar nga kufijtë e vendit tonë deri në qendër”, citohet të ketë thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *