Lajme

Historike në Këshillin Bashkiak të New York, votojnë edhe emigrantët e rregullt

Me 33 vota Pro 2 Abstenime dhe 14 Kundër, Këshilli Bashkiak në New York City miartoi rezolutën që i jep të drejtën e votës banorëve të ligjshëm të qytetit, pa qenë nevoja që të jenë nënshtetas amerikanë.

Mjafton që banorët e qytetit të jenë rezidentë të përhershëm apo të kenë autorizim punësimi dhe automatikisht fitojnë të drejtën për të votuar për pushtetin lokal në këtë qytet.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Ligji u jep mundësi gati një milion emigrantëve të ligjshëm që të kenë një zë në qytetin ku jetojnë e banojnë prej shumë vitesh. Sipas sondazhit të American Community Survey (ACS) nw vitin 2012 në New York banonin rreth 60 mijë shqiptarë.

New York City bëhet kështu metropoli i parë në Shtetet e Bashkuara që ka zgjeruar bazën e votuesve përtej nënshtetasve amerikanë.

Megjithëse e drejta e votës nuk do t’u takojë emigrantëve të paligjshëm e pa dokumente, kundërshtarët e ligjit kanë thënë se do ta çojnë çështjen në gjyq sepse sipas tyre shekl Kushtetutën Amerikane.

Ndërkohë, kryebashkiaku Bill de Blasio ka thënë se ndonëse nuk është shumë i bindur, nuk do të vendosë veton dhe do ta firmosë ligjin.

Koalicionet e organizatave të emigrantëve të qytetit e kanë quajtur lajmin një fitore historike. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *