Historia/ Si u vendosën Arbëreshët në Italinë e Jugut
Valët e para të emigracionit arbrëresh në Italinë e Jugut
Arbëreshët dhe historia e tyre përbën një pjesë të çmueshme të historisë së popullit tonë dhe për këtë arsye nuk duhet lënë pa trajtuar më gjerësisht. Nëse do të flisnim se kur i kanë fillesat afërsia mes dy popujve patjetër që do të rikthehemi pas në antikitet. Për raportet mes dy palëve dhe kryesisht emigrimet e shqiptarëve drejt Italisë në periudha të ndryshme kohore janë munduar të hedhin dritë shumë studime ndonse ende sot ka mjaft pikëpyetje për këtë çështje. Dhe pikërisht një ndër çështjet që do të trajtoj në këtë punim është historia e shpërnguljes së arbëreshëve në Itali. Arsyet e shpërnguljes si dhe periudhat kohore kur ka ndodhur emigrimi tyre drejt Italisë. As historianët e mbretërisë së Napolit dhe as shkrimtarët e vjetër dhe të rinj që janë marrë me kërkime dokumentash nëpër arkivat shtetrore, apo në botime kronikash dhe monografish të krahinave të vendeve të ndryshme të Puljes, Kalabrisë e të Siçilisë nuk dhanë informacione të detajuara rreth themelimit dhe zhvillimit historik të kolonivve shqiptare. Ato ndeshën në vështirësi sepse shqiptarët që emigruan nuk ndenjën në një vend të caktuar, por shesh kaluan nga një katund në tjetrin, nga një krahinë në tjetrën për të gjetur kushte të mira jetese dhe njëkohësist për t`u ruajtur asimilimit. Megjithatë ndonse informacionet janë të pakta sot dihet se në Italinë e Jugut, nga trevat e Abruzzos e deri në skaj të Kalabrisë e në Sicili gjenden një numër i madh shqiptarësh të cilët emigruan atëherë kur Arbëria ra në zgjedhën e turkut.
Për t`i shpëtuar zgjedhës së egër osmane ata u detyruan të lënë trojet e tyre e të emigrojnë në drejtim të brigjeve italiane. Drejtimet kryesore të mërgimit janë vendet bregdetare si në Republikën e Venecias, krahina Marketit, e Puljes dhe e Napolit. Sipas studimeve mendohet që kontaktet e para mes dy popujve të kënë qënë në kohën e Aleksandrit Molos, mbretit të Epirit i cili mbërriti në Itali në 331 p.k me synim pushtimin e saj. Synimi për të krijuar një mbretëri të madhe epirite në perëndim e vazhdoi në 280 p.k Pirro i Epirit. Ndonëse që të dy nuk ja arritën synimit të tyre. Fakte të tjera që na tregojnë për afërsinë mes dy popujve janë dhe lidhjet martesore mes tyre. Përmendim martesën e Elenës në 1228, vajzën e Mikel Komnenit të II despot i Arbrit me djalin e Frederikut II. Në 1272 si rezultat i disa lëvizjve sizmike shumë shqiptarë mbërritën në Brindisi. Të dhëna të tjera kemi dhe për vitin 1396 ku shumë familje shqiptare erdhën dhe u vendosën në tokat italiane. Sipas të dhënave sjellë nga E.Demetrio ka pasur shtatë valë emigracioni nga Shqipëria drejt Italisë: Nga 1416-1446, 1459-1461, 1468-1506 (pas vdekjes së Skëndërbeut), 1532-1434, 1647 dhe 1744, 1759-1825. Fakte të ngjashme konfirmohen dhe nga të tjerë studiues. Sipas Eqerem Çabej mendohet se shtegtimi i shqiptarëve drejt Italisë nuk ka ndodhur përnjëherë por me disa valë të ndryshme që nga mesi shekullit 15 e deri në 1744. Në fillim emigrimi i shqiptarëve drejt Italisë nuk ka qenë i organizuar por vihet re lëvizje të karakterit sporadike. Lëvizje të tilla vihen re në vitet 1272,1388,1393 etj.
Mendohet se vala e parë më e madhe e shpërnguljeve të shqiptarëve drejt Italisë të ketë qënë e karakterit ushtarak në vitet (1416-1446). Gjenden të dhëna që provojnë se në ndihmë të Alfonsit të Aragonës mbret i Napolit të ketë shkuar në ndihmë tri skuadra ushtarësh shqiptarë me në krye Dhimitër Rërësin dhe dy bijtë e tij Vasilin dhe Gjergjin. Për shërbimet e kryera Dhimitër Rërësi qe emëruar guvernator i provincës së Reggio Calabrias. Pasuesit e tij ripopulluan disa ngulmime në anët e Katanxaros, si: Andali, Amato, Arieta, Zangorana, Pellagorio etj…Shumë të tjerë pasues së Rërësit u vendosën përgjithmonë në Kontesa Entelina (1450). Të tjerë u vendosën në Taormina ku deri sot njohet si lagja e shqiptarëve. Për marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Italisë dhe Arbërisë në kohën e të madhit Skëndërbe na flet dhe studiuesi tjetër Petro Scaglione i cili na jep dëshmi rreth këtyre raporteve dashamirëse të ndërsjelllta në veprën “Historia e Shqiptarëve të Italisë”. Scaglione dëshmon për mardhëniet e mira mes Alfonso D’ Aragonës mbret i Napolit dhe Gjergj Kastriotit. Sipas dëshmive thuhet se mes të dyve ishte krijuar një mardhënie miqësie e shprehur shpesh herë me një ndihmë reciproke mes dy palëve. Dëshmohet se në kohë vështirësie Alfonso d’Aragona e kishte ndihmuar Skëndërbeun me ndihma ushtarake dhe financiare. Të njënjtën gjë kishte bërë dhe Gjergj Kastrioti kur iu kërkua ndihma nga Alfonso D’Aragona për të qetsuar lëvizjet kryengritëse në Kalabri. Në këmbim të këtij nderi thuhet se Skëndërbeut iu dhanë në dhuratë shumë vende në të cilat më pas shqiptarët ngritën fshatra të tyre në zonën e Katanxaros Dëshmitë e mjaft studiuesve që shkruajtën lidhur me valët e emigrimit të shqiptarëve të Italisë bien dakort në një pikë të përbashkët sipas së cilës vala e parë e emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë shfaqet e bashkanqitur me figirëne Dhimitër Rëresit. Dh.Rëresi së bashku me ushtarët ë tij u dërgua nga Skënderbeu në ndihmë të Alfonso d’Aragonës. Më pas njerzit e tij populluan shumë fshatra të Kalabrisë si: Amato, Andali, Arietta, Casalnuvola, Zangorana, etj…Dëshmohet gjithashtu që bijtë e Dhimitrit së bashku me ushtarët e tij u vendosën në Sicili dhe formuan tre koloni arbëreshe: Kontessa Entelina, Palaco Adriano dhe Mesojuso. Të tjera shpërngulje mendohet të këtë pasur në vitin 1461 me ardhjen e Skëndërbeut në Itali. Nga 1461-1480 mendohet se janë formuar kolonitë shqiptare në Fagiano, San Pietro di Galantina, Martigiano, Montepafano, Roccoforzata, San Martino, San Marzano, Sternazia, Corigliano, Zollino province e Leces. Në këtë periudhë u krijuan dhe kolonitë e Casalnovo, Casalvecchio, San Paolo, Greci, Panni, Castelluccio de Sauri dhe Fakta in Capitana provinca di Foggia, Provinca e Campobassos, San Demetrio, Macchia, San Cosmo, Vaccarizzo, San Giorgio Albaneze,Spezzano, Lungro, Firmo, Aquaformosa, Castroregio, S.Costantino, Cervicato, S.Bazilio, Falconara Albaneze në Kalabri etj…Por vala më e madhe ashtu siç pranohet nga shumë studiues është pas vdekjes së Skëndërbeut.Në vazhdimësi pati dy shpërngulje të tjera me rëndësi shkaktuar një pas rënies së Krujës nga Turqit në 1478 dhe e dyta pas rënies së qytetit të Koronit në More në 1533-1534. Shqiptarët e emigruar u vendosën në Molise, Kalabri, Puglie dhe Sicili. Shqiptarët kur erdhën në këto vende ishin në një gjëndje të rënduar dhe të lodhur nga luftrat e gjata në vend. Ata u vendosën në zona jo të banuara dhe gradualisht krijuan dhe fshatrat e tyre duke dashur të mos përzihen dhe asimilohen me popullsinë vendase. Shqiptarët u vendosën në zona të pabanuara të Molises e cila ishte shpopulluar si rezultat i një tërmeti të ndodhur në 1456. Ata u vendosën ne rajonet e Campomarino, Portocanone, Ururi, Montecilfone e Santa Croce di Maglianao.
Vala e dytë e shpërnguljeve mendohet të këtë qënë sërisht e karakterit ushtarak. Pas vdekjes së Alfonsit të Aragonës në fron vjen Ferdinandi I. Por me të ardhë në pushtet u gjend përnallë sulmeve të baronëve të fuqishëm të cilët nuk dëshironin që ai të qëndronte në fron. Për këtë arsye Ferdinandi i kërkoi ndihmën e Skëndërbeut, i cili zbarkoi në Barleta, mundi rebelët në betejën e Orsarës dhe çliroi nga rrethimi Molfetën. Si shpërblim Skëndërbeut iu dha titulli “ Signor” i Garganës dhe zotrues të feudeve të Tranit dhe San -Giovani Rotondos. Nga ana tjetër aragonasit ndihmuan me armë ushtrinë shqiptare që ishte e zënë në luftra kundër turqëve. Në këtë periudhë kohore Perandoria Osmane shpresonte të mbërrinte deri në portat e Romës. Duke përfituar nga situate Ballkanike tepër e dobët u sul mbi popujt e gadishullt ballkanik. Vetëm Arbëria arriti ti bëj ballë sulmeve turke për një periudhë të gjatë kohore. Por pas vdekjes së Gjergj Kastriotit( 17 janar 1468) filloi rënia e Arbërisë e cila pasi rezistoi dhe 10 vjet të tjera ra nën protektoratin e Venedikut dhe më pas nën zgjedhën osmane. Studimet historike tregojnë gjithashtu se i biri i Skëndërbeut, Gjoni së bashku me nënën e tij Donikën pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u mikprit nga Ferdinandi i Aragonës dhe u vendos në Napoli.Ferdinandi i Aragonës në këmbim në këtë periudhë gjeti mënyrën për të shpërblyer Gjonin. Ai u bë kont i Salentos dhe duka i San Pietro Galantina në 1495. Kjo pritje e mirë e miqve të parë bëri që shumë familje shqiptare duke mos e toleruar dhe duruar më dominimin e turqve mysliman vendosën të emigrojnë drejt Italisë. Pikërisht në këtë kohë fillon dhe dyndja më e madhe e mërgimit arbëresh drejt brigjeve italiane, dyndje e cila vazhdoi në disa valë të njëpasnjëshme.
2. Emigracioni arbëresh gjatë viteve 1468 deri në 1825
Midis viteve 1468-1471 sipas dokumentave ka pasur shpërngulje të shqiptarëve drejt Molisës si dhe Kapitanasë, në Puglia, San Demetrio, Machia, San Kosmo, disa feude të San Severinos etj. Një dyndje tjetër e arbëreshëve në Itali qe pas rënies së Krujës 1478 dhe Shkodrës 1479.
Kryesisht kjo popullsi u vendos në Sicili dhe Kalabri. Në këtë kohë dëshmohet se janë themeluar shumë krahina që sot mbajnë emra të njohur si: Ungra, Ferma, Firmoza, Qana, Frasnita, Shnë Vasili, Shën-Benedikt Ullano, Shën Sofia, Mongrasano, Shën Lorenco etj… Historiani Tajani shkrun se ngulmimet e para të shqiptarëve në Itali i përkasin viteve 1467-1471. Dëshmi të cilat janë konfirmuar më parë dhe nga studiues dhe historian të tjerë. Në vitet 1467-1471 janë themeluar fshatrat si: Shën Elena, Kroce di Migliano, Shën Demetrio Korona, Makia, Vakanzzaro Albanese, Shën Kozmo Albanese, Shën Giorgo dhe Spezzano Albanese. Të njënjtin fakt e konfirmon dhe C.Costanza në Cenno storico sugli albanesi d’Italia. Sipas të dhënave u ripopulluan toka të pabanuara si Foggiano, Martigniano, Monteperano, Roccaforzata, S.Giorgo, S.Martino, S.Marzano, Sternatia, Zollino, Chieuti, Casalnuovo, Campomarino, Casalvecchio, S.Paolo, Portocanone,S.Croce di Magliano, Ururi. Në 1473-1474 u themeluan fshatrat Fraggiano, Martinjano, Monteposano, Roca Forzata, Taranto, Shën Martino, Greçi, Shën Paolo në Kapitana etj.. Në 1476-1478 u themeluan Lungro,Firmo, Aquaformoza, Kastroreggio, Kavalerizo, Cerzeto, Civita, Falkonara, Fraschineto, Shën Bazilio, Shën Benedeto Ullano, Shën Katerina,Shën Lorenzo, Shën Martino, Paltani, Rora Greka etj… Shpërngulje të shqiptarëve drejt Italisë ka pasur pas rënies së Moresë në duart e osmanëve. Një grup me rreth 200 anije kalon në 1543 dhe vendosen në Napoli dhe në rrethinat përreth, të tjerë u vendosën në Potenca të Kalabrisë, sot Potenca Albanese, më pas në Shën Mitër. Këta arbëreshë të Moresë sot e kësaj dite e kujtojnë rrugëtimin e tyre drejt Italisë, vështirësitë që kishin hequr dhe dashurinë për Morenë vendin e tyre që tashmë e kishin lënë shumë larg. Ende sot kanë lënë pas një këngë mallëngjyese për Morenë e tyre të bukur:
“Mori e bukura More
Si të le e më së të pë!
Atje kam zotin tatë,
atje kam zonjën mëmë,
atje kam edhe tim vëlla:
Gjithë të mbuluar në dhe!
Të njëjtin fakt e konfirmon dhe Pietro Scaglione në veprën “Historia e Shqiptarëvet t’Italisë”. Thuhet se pas rënies së Moresë shumë shqiptarë u vendosën në Itali. Ata u vendosën në Barrile,
Maskite, Shën Kostantino Albanese, Shën Paolo Albanese, Brindisi della Montaja në Provincën e Basilikatës, në Farneta dhe Provincën e Kozencës. Edhe sipas Antonio Scuras në veprën “Origini, europee, religioni, viaggi, studi etnografici” thuhet së italo-shqiptarët u vendosën në Itali përmes disa valëve të emigracionit.
Ai përmend se një valë e madhe shqiptarët u vendosën në Taranto. Ata u vendosën në tokat dhënë prijësit të tyre Gjergj Kastrioti në San Pirtro in Galatina. Më pas krijuan kolonitë e tyre në tokat e Fagiano, Roca mbretërore San Krispëri, Monteparano e San MarzanoNjë pjesë e koniderueshme e shqiptarëve u vendosën në afërsi të Puglias. Një pjesë tjetë u vendosën në Sicili dhe Kalabri. Qëndrat më me rëndësi të tyre ishin Piana dei Greci, Palalaco Adrianao. Njëkohësisht u formuan dhe fshatrat si: Zangorana,Vena, Carafa, Andali, San Nikola dell’Alto dhe Carfizzi. Rreth 5 mijë banorë u vendosën në Lungro, 3 mijë në San Demetrio, dhe 2 mijë në San Benedetto. Të gjitha burimet konfirmojnë se emigracioni drejt Italisë ka ndodhur në faza të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme. Këto valë emigrimi kanë zgjatur që nga vitet 1400-1500. Fillimet e valëve emigruese më të fuqishme ashtu sic citojnë shumica e studiuesve i takon viteve 1460-1461periudhë në të cilën Skëndërbeu gjendet në Itali kurse faza e fundit mendohet të jetë regjistruar rreth vitit 1520. Shqiptarët e vendosur në Itali më pas krijuan kolonitë e tyre. Kolonitë më të mëdha sipas studimeve thuhet që kolonitë më të mëdha u formuan në Sicili, Kalabri dhe Bazilikatë. Lidhur me vendosjen e arbëreshëve në Itali na japin informacion dhe të dhënat arkivore. “ Kur paraardhësit tanë, ndër të cilët heroi Gjergj Kastriot Skëndërbeu fitimtar, së bashku me paraardhsit tanë, por sërisht të mundur nga Perandoria më e madhe e kohës shumë shpejt u detyruan të emigrojnë dhe të vendosen në tokën e shenjtë të Italisë, para mijra mijra vitesh ku thuhet se u vendos pellazgu Enea…” Që nga ajo kohë jetojmë një jetë të qetë dhe të respektuar, kemi shtëpitë tona, gëzojmë të drejtat tona dhe ndjehemi krenar që jemi qytetar të këtij atdheu të dytë. Megjithatë ndonse kanë kaluar rreth katër shekuj, në flasim prap gjuhën tonë, që është gjuha e cila është folur nga pellazgët më parë, vazhdojmë të ruajmë të njënjtat tradita , kulturë dhe veshje të vllezërve tanë dhe ndjejmë se në venat tona rrjedh gjaku i të cilëve që Malte-Brun i ka quajtur: “ Rracë e hekurt, e fortë si shkëmbinjtë e vendit ku jetojnë..” Të tjera koloni shqiptare gjenden dhe në Molise, Campomarino, Monteciflone, Portocanone, Ururi në Puglia, San Marzano, Casalvecchio në Puglia etj..
Të dhëna të tjera na vërtetojnë se emigrimet vazhduan edhe më vonë se vitet 1500 por qenë lëvizje sporadike dhe jo valë të fuqishme emigratore. Nga fundi i shekullit XVI dëshmohet se u themeluan në Siçili dy koloni: Sant Angelo Muxara, në provincën e Girgjentit, dhe S. Michele di Ganzariapranë qytetit të Caltagjirones.Dyndje më të vogla shqiptarësh ka pasur edhe për disa kohë. Ermanno Aar thotë se në vitin 1674 mbërritën në Brindisi 175 banorë të fshatit Pressio të Moresë.Ata u vendosën për pak kohë në Motola por u dëbuan nga arqipeshkëvi i Tarantos për shkak të fesë së tyre dhe ata u larguan e u vendosën në Tricarico ku dhe shumë shpejt u latinizuan. Më 1680 emigruan të tjera familje shqiptare. Një pjesë prej tyre me në krye Gjegj Sevastin u vendosën në Chieuti, në provincë të Foggia-s, ndërsa pjesa tjetër themeluan kolonitë: Ururit, Portokanone, Kampo Marino, Monteciflone, në Provincën e Kampobasso dhe Kieti në Provincë të Puglias, Casalvecchio dhe Casalnuovo në Puglia Faeta, Panni e S. Paolo të Civitatet në Capitanata. Pas shpërnguljeve sporadike pas një shekulli në vitin 1744 niset për në Itali një grup i madh familjesh shqiptare të cilat u vendosën në Villa Badesa në provincën e Peskarës. Mendohet se grupi i fundit që emigron në Itali është ai i 39 familjeve shkodrane me 208 vetë gjithsej , me në krye Anton Remanin të cilët u vendosën në Ankona dhe rrethinat e saj në vitin 1753. Megjithatë ka të dhëna se vala e fundit e emigracioneve i përket viteve nga 1759-1825. Dyndjet e fundit i përkasin pikërisht periudhës kur në krye të Italisë ishte Ferdinandi IV popullsie cila u vendos në Brindisi në Reggio Calabria, në Messina e gjetkë. Por cilat qenë arsyet e shpërnguljes së shqiptarëve drejt Italisë? Nga cilat zona të Shqipërisë kanë emigruar më tepër shqiptar në këtë periudhë kohore ? A gjetën shqiptarët stabilitet në vendet ku u vendosën apo u asimiluan me popullsinë vendase? Ku u vendosën më shumë arbëreshët dhe cili qe qëndrimi i tyre për ruajtjen e identitetit kombëtar?
Këto pyetje dhe shumë të tjera do trajtohen më me hollësi në punimin tim. Se në sa katunde apo qytete të Italisë zunë vend shqiptarët, dhe sa mund të jetë numri i tyre me siguri nuk dihet sepse ka mungesë statistikash për periudha të ndryshme. Sipas dokumentave gjetur në arkivin e Napolit nga studiues si Francesco Tajani, Lorenzo Giustiniani, dhe arkivisti Manfredi Polumbo thuhet se numri i shqiptarëve arrin 200.000 mijë frymë të shpërndarë në 80 vende. Sipas studimeve dhe të dhënave thuhet se arbëreshët u vendosën edhe në shumë vende disa prej të cilave u zhdukën me kalimin e viteve. Kjo na bën të kuptojmë që numri i arbëreshëve mund të ketë qënë më i madh sesa ky që deklarohet nga studimet e fundit. Shumë prej fshatrave apo qyteteve janë zhdukur e bashkë me to dhe popullsia arbëreshe e cila nuk ka mundur të ruaj gjuhën, doket, zakonet por është asimiluar me popullsinë vendase. Krahas qyteteve të zhdukura ka dhe nga ato fshatra të cilat kanë ndryshuar emërate tyre.Studime rreth numrit të popullsisë arbëreshe janë bërë nga studiues të ndryshëm në vite të ndryshme. Biondelli në statistikat e tij tregon të 1848 tregon se numri i shqipatrëve që flisnin shqip arrinte 88410 banorë. Tajani në veprën e vet “Istorie Albanezi” na jep një tabelë statistikore që e ndan në tre kohë të ndryshme: në vitin 1806 numri i arbëreshëve arrin 110.955, në 1846 bie në 168.802 në 1886 arrin në 196.708. Studiuesi Biondelli na jep të dhëna statistikore rreth tre provincave kalabreze Cosenca, Catanzaro, Reggjio Calabria. Sipas statistikave kolonitë shqiptare të shpërndara në Kalabri arrin në 40 dhe një numër popullsie 42.400. Për numrin e kolonive shqiptare në 1543 në Kalabri ka mungesë të dhënash gjithsei numrohen rreth 57775 banorë.Tre shekuj më vonë , në 1842 studiuesi Morelli numron rreth 32.269 banorë. Sipas të dhënave në 1881 rezultojnë në vend rreth 85.508 banorë në 1894 rreth 98.798 banorë. Në numrimin e vitit 1901 u bë regjistrimi sipas së cilës numri arrin në 21.554 banorë. Në të dhënat statistikore jepet një pasqyrë e regjistrimit të popullsisë së vitit 1901 dhe përbri ai i vitit 1921. Sipas statistikave të 1901 shuma e përgjithshme e popullsisë arbëreshe në fillim të shek XIX arrinte në 200.219 banorë. Në regjistrimin e vitit 1911 sipas studimit te Carla Costanza rezultojnë të regjistruar rreth 20.467 familje arbëreshe të vendosur në zona të ndryshme të Italisëdhe me rreth 90.670 banorë. Mbas regjistrimit të vitit 1921 numri arrinte në 20.113 familje me 80.282 banorë. Nga ky vëzhgim del qartë se popullsia arbëreshe është zhdukur në disa koloni dhe në disa të tjera është zvogluar numri i kësaj popullsie.Në Itali sot gjenden 80 komuna që e kanë origjinën e tyre te arbëreshët e shpërngulur nga Shqipëria në periudha të ndryshme. Këto komuna gjenden në Abruzzo, Puglia, në Bazilikatë, në Kalabri(më të lulëzuarat janë ato në Kozencë) në Sicili dhe në krahinënë e Palermos.Vërtetohet se në Itali gjenden 200-250 mijë arbëreshë, megjithatë ky numër është tepër i madh larg nga realitetii sotëm sëpse sipas të dhënave të sotme arbëreshët nuk i kalojnë 120.000 banorë. Duke trajtuar me detaje pozicionin gjeografik të tyre, periudhën kur janë formuar, kohën kur janë vendosur popullsia shqiptare në këto vende si dhe evolucionin e tyre dhe gjendjen e tyre sot.Shqiptarët pasi u larguan nga vendi i tyre emigruan dhe u vendosën në pjesën më të madhe të Italisë Jugore duke formuar kolonitë e tyre shumë prej të cilave u zhdukën e të tjera i rezistuan kohës./Marrë nga ObserverKult
Rruga Press