Bota

‘Historia nuk do të na gjykojë drejtë’, punonjësit e Facebook kundër Zuckenberg

SHBA– Punonjësit e Facebook thonë se obsesioni i Mark Zuckerberg me suksesin ka tejkaluar shqetësimet etike dhe ka lejuar që gjuha e urrejtjes dhe nxitjet për dhunë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar, sipas disa mesazheve që kanë dalë në media.

Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi,“- thuhet se shkroi një punonjës në ditën e trazirave të Kapitolit të 6 janarit, të cilat u organizuan pjesërisht përmes Facebook.

Ne e kemi ndezur këtë zjarr për një kohë të gjatë dhe nuk duhet të habitemi që tani është jashtë kontrollit”,- shkroi një tjetër punonjës i Facebook.

Sipas NYP,  punonjësit e Facebook, të cilët kishin shpenzuar muaj të tërë duke ngritur shqetësime rreth algoritmeve të kompanisë duke i shtyrë përdoruesit drejt përmbajtjes ekstreme dhe konspirative, u ndjenë të tradhtuar nga mungesa e veprimit nga kompania.

Në gusht të vitit 2020, një punonjës që punonte në ekipin e “integritetit” të Facebook tha se çdo ndryshim i propozuar i dizajnit që do të reduktonte ekspozimin e përdoruesve ndaj përmbajtjeve ekstreme si teoria e konspiracionit QAnon ishte anashkaluar vazhdimisht.

Lexo më shumë  VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Personalisht, gjatë kohës që hezituam, kam parë njerëz nga vendlindja ime të shkojnë më tej dhe më tej në ‘gropën e lepurit’ të komplotit QAnon dhe grupeve anti-maskë dhe anti-vaksinë në FB. Ka qenë e dhimbshme ta shihje këtë gjë.“-tha punonjësi.

Punonjësit e tjerë të Facebook, ndërkohë, akuzuan Zuckerberg se ka ndërhyrë personalisht për të mbrojtur figurat politike që kanë shkelur rregullat e moderimit të përmbajtjes së kompanisë. Në një rast në vitin 2019, moderatorët e Facebook hoqën një video që thoshte se abortet “nuk janë kurrë të nevojshme nga pikëpamja mjekësore”. Pasi politikanët republikanë, përfshirë senatori i Teksasit, Ted Cruz, u ankuan për këtë veprim, Zuckerberg u përfshi personalisht në vendimin e Facebook për të rikthyer videon.

Lexo më shumë  Sulme masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Zelensky i quan “johumane”

Shumë punonjës të Facebook gjithashtu thuhet se besojnë se kompania në mënyrë të padrejtë bën përjashtime nga politika e saj e lajmeve të rreme kur merret me botues të caktuar. Në veçanti, Facebook u jep trajtim të veçantë botuesve konservatorë duke përfshirë Breitbart, Diamond and Silk, Charlie Kirk dhe PragerU, tha një punonjës.

Dokumentet e tjera të zbuluara nga Haugen thuhet se tregojnë se Facebook dyshohet se ka mashtruar investitorët dhe ka fshehur ngadalësimin e rritjes midis demografive kritike si përdoruesit e rinj në SHBA, si dhe nuk ka arritur të godasë trafikimin e qenieve njerëzore në faqe.

Aksionet e Facebook u tregtuan me 0.4 për qind në 325.75 dollarë të hënën në mëngjes, por kanë rënë me më shumë se 15 për qind që nga fillimi i shtatorit pasi Haugen ka publikuar dokumentet e brendshme të kompanisë dhe u ka bërë thirrje ligjvënësve të kontrollojnë gjigantin e teknologjisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *