Sport

“Historia e Mesit është një gënjeshtër e madhe”, legjenda Stojçkov surprizon me deklaratën

Hristo Stojçkov nuk është aspak i qartë për atë që ka ndodhur te Barcelona me Lionel Mesin. Legjenda bullgare e katalanasve thotë se në këtë histori ka gënjeshtra dhe të pavërteta të mëdha, por vetëm koha do t’i tregojë.

Ai sigurisht që thumboi drejtuesit e klubit për mënyrën e gabuar në menaxhimin e skuadrës.

Lexo më shumë  “Do ishte festë globale për të gjithë shqiptarët”, Stakosha flet për FIFA-n: Ndaj Polonisë është një finale, besojmë

“Është diçka e vështirë që të pranosh largimin e Lionel Mesit. Ai ishte legjenda dhe lideri i skuadrës. Ka bërë histori këtu dhe besoj që nuk do të zëvendësohet nga të tjerët.

Nuk e kam kuptuar ende se çfarë ndodhi, por kjo histori është me shumë të fshehta dhe ka një gënjeshtër të madhe në mes. Nuk e di kur do të zbulohet, por klubi mund të kishte bërë më mirë për ta mbajtur dhe për ta rinovuar kontratën e tij.

Lexo më shumë  Sylvinho për mediat braziliane: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm, kemi bërë punë të shkëlqyer

Barcelona ka humbur shumë në aspektin sportiv dhe në atë të imazhit. Duhet shumë punë për ta korrigjuar këtë situatë”, ka thënë Stojçkov.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *