Bota

“Historia do të na gjykojë”, Biden ripërsërit thirrjen që Kongresi të mbështesë ndihmën për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje edhe një herë Kongresit që të qëndrojë me popullin e Ukrainës, duke shtuar se “nuk mund ta lënë Putinin të fitojë”.

Në fjalimin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan i bëri një apel Kongresit për të kaluar ofertën e tij shtesë për financim për Ukrainën, përpara se të fillojë pushimi i festave të fundvitit.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Por republikanët në Senatin amerikan bllokuan paketën prej 110 miliardë dollarë, e cila përfshinte 61 miliardë dollarë për Ukrainën.

Republikanët po këmbëngulin që çdo ndihmë për Ukrainën të lidhet me reformat e emigracionit dhe azilit në SHBA.

Duke ripostuar një video të fjalimit në X, dikur në Twitter, Biden tha: “Unë e di që kemi ndarjet tona në shtëpi. Historia do të na gjykojë”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio
YouTube player